Katy Perry ka ndarë fotot e saj të para me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau në Instagram, që nga koha kur ata u shfaqën hapur si çift. Fotot janë realizuar gjatë udhëtimit të tyre në Japoni, vetëm disa ditë pas takimit të tyre të parë diplomatic si çift.
Të dy u takuan për drekë me ish -kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe gruan e tij, Yuko.
Më pas, ylli i popit ndau një karusel fotosh dhe videosh me ish-kryeministrin kanadez, të shoqëruara me mbishkrimin: "Momente nga turneu në Tokio dhe më shumë".
Në fund të tetorit, çifti e bëri publike lidhjen e tyre kur u panë së bashku duke dalë nga kabareja ‘Le Crazy Horse’ në Paris, ku kishin festuar ditëlindjen e Katy Perry-t.
Perry më 4 korrik njoftoi ndarjen e saj nga aktori britanik Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë pesëvjeçare, Daisy Dove Bloom. Nga ana tjetër, Trudeau njoftoi ndarjen e tij nga gruaja e tij prej 18 vitesh, ish-modelja dhe prezantuesja televizive Sophie Gregoire, në gusht 2023.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)