Pasi i bëri realitet ëndrrën motrës së tij Arjolës, duke ia mundësuar veshjen e fustanit të bardhë të nusërisë disa vite pasi kishte kurorëzuar dashurinë e saj në martesë, futbollisti i kombëtares Myrto Uzuni është kujdesur që ceremonia madhështore të jetë e kuruar në çdo detaj.
Vetë futbollisti ka qenë protagonisti i mbrëmjes përveç motrës së tij dhe bashkëshortit të saj. Myrto është parë më i lumtur se kurrë, duke kërcyer me familjarët, e madje edhe duke kënduar këngën hit të Ylli Bakës, “Baba Tomorri”, së bashku me këngëtarin e njohur të muzikës popullore.
Salla është mbushur me energji, muzikë dhe festë, ndërsa Uzuni duket se nuk është kursyer aspak në këtë ditë kaq të rëndësishme për familjen e tij, pasi në videot që po bëjnë xhiron e rrjetit, futbollisti shihet me disa tufa me para në duar, duke i hedhur ato mbi çiftin në pistën e kërcimit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)