Një shefe si Taylor Swift, këngëtarja i jep 197 milionë dollarë bonus ekipit të saj

Pas përfundimit të turneut Eras, këngëtarja Taylor Swift u dha anëtarëve të grupit të saj një shpërblim marramendës prej 197 milionë dollarësh.

14.12.2025. 16:50 >> 16:54

Një shefe si Taylor Swift, këngëtarja i jep 197 milionë dollarë bonus ekipit të saj

Në prag të festave të fundvitit, të gjithë presin me sytë nga zyra e financave të kompanive ku janë të punësuar për bonuse apo dhurata të mundshme. Por një bonus prej 197 milionë dollarësh, s’do ta priste askush. Shifra duket e pabesueshme, por në të vërtetë këtë shumë ia ka dhuruar këngëtarja e famshme amerikane, Taylor Swift stafit të saj, pas përfundimit të turneut Eras.

Këngëtarja në një video të bërë virale në rrjet shihet duke u dhënë anëtarëve të grupit të saj shënime të shkruara me dorë, ku kishte përcaktuar edhe shumën e parave që secili do të merrte si dhuratë.

“Ju të gjithë keni të njëjtin mesazh në kartolinat tuaja, kështu që shpresoja t’i hapnit së bashku”, thotë Swift në një fragment të publikuar në X. “Para se ta hapni, dua t'ju them se kjo pjesë e turneut ka qenë më e vështirë se çdo gjë që kam bërë ndonjëherë drejtpërdrejt, dhe ju e përballuat me aq shumë entuziazëm, aq shumë kuriozitet dhe me qëndrueshmërinë. Dhe… shpirti që treguat”, thotë ylli 36-vjeçar i muzikës.

Swift shton se suksesi i “Eras Tour” nuk i detyrohet vetëm punës së saj të palodhur, por edhe bashkëpunëtorëve të saj.

“Sa shumë u dhatë këtyre turmave, të cilat ma kthejnë me emocione çdo natë. Turneu shkoi kaq mirë falë gjithë punës sonë të palodhur. Pra, nëse mundeni, lexoni mesazhin”, i thotë ajo ekipit të saj.

Pastaj, një nga anëtarët e ekipit lexoi me zë të lartë mesazhin e tij, ku shkruhej: "I dashur Cam, udhëtuam botën siç e kishim ndërmend. I mahnitëm turmat, por na mungoi edhe familja jonë. Mirënjohja ime nuk vjen nga një bankë, por ja këto dollarë vetëm për të thënë faleminderit. Me dashuri, Taylor".

Shuma e saktë që dha Swift ishte e paqartë në klip. Në skenën tjetër, anëtarët e ekipit të saj shihen duke fshirë lotët, të prekur nga gjesti i këngëtares. Diku tjetër në skenë, Swift shpjegon se dhënia e bonuseve ekipit të saj të turneut është e rëndësishme për të, "sepse vendosja e një precedenti me Eras Tour është me të vërtetë e rëndësishme".

"Njerëzit që punojnë në turne, nëse turneu po shkon më mirë, marrin një bonus më të madh. Dhe ata njerëz punojnë shumë. Dhe janë më të mirët në atë që bëjnë", thotë ajo në një klip tjetër që është publikuar në internet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)