Komentoi dekolten e hapur të aktores, përdoruesit e “X” shpërthejnë ndaj pronarit Elon Musk

Postimi i CEO-s së platformës "X", Elon Musk ku komentonte me ironi dekolten e hapur të aktores Sydney Sweeney shkaktoi pakënaqësi të fortë, me shumë përdorues që e përshkruan atë si të papërshtatshëm dhe joelegant.

18.12.2025. 23:05

Komentoi dekolten e hapur të aktores, përdoruesit e “X” shpërthejnë ndaj pronarit Elon Musk

Elon Musk ka ndezur debat në platformën ‘X’, që zotërohet prej tij, pas një postimi që bëri në lidhje me paraqitjen e aktores Sydney Sweeney në një premierë filmi në Los Angeles.

Miliarderi 54-vjeçar e gjeti veten në shënjestër të komentuesve kur komentoi në mënyrë indirekte dhe ironike fustanin e veshur nga aktorja 28-vjeçare në premierën e trillerit të ri psikologjik “The Housemaid”.

Sweeney tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq me fustanin e saj të bardhë që kishte një dekolte tepër të hapur, e cila i nxirrtë në pah gjinjtë, ndërsa kishte edhe një fund të zbukuruar me pupla.

Poshtë një videoje ku shihej aktorja, Musk postoi një grafik jashtë teme që dukej se ishte gjeneruar nga inteligjenca artificiale. Materiali përfshinte një imazh të një gruaje të cilës i dilnin në pah format trupore, në veçanti gjinjtë, dhe Musk përdori mbishkrimin "Si duket".

Po ashtu binte në sy një skicë trupi me një shpinë të kuqe, "të inflamuar". Në skicë, gruaja shfaqej duke thënë fjalën "Owie" me një zë fëminor, duke nënkuptuar dhimbje shpine për shkak të madhësisë së gjinjve të saj.

Postimi shkaktoi zemërim, me shumë përdorues që e quajtën të papërshtatshëm dhe joelegant, veçanërisht duke pasur parasysh ndryshimin e madh në moshë midis Musk dhe aktores, por edhe për shkak të komenteve të tij të mëparshme drejtuar grave më të reja që ishin kritikuar gjithashtu.

"Ajo është 30 vite më e re se ti. E çuditshme", shkroi një përdorues i platformës “X” duke përmbledhur reagimet që dominuan postimin kontrovers.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)