Bastisja e forcave amerikane në Karakas, që çoi në arrestimin e Presidentit venezuelian Nicolas Maduro ka lënë të bllokuar gjithashtu yllin e Hollivudit, Leonardo Di Caprio.
Aktori u detyrua të mos merrte pjesë në Galanë e Çmimeve të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Palm Springs për shkak të kufizimeve të fluturimeve të SHBA-së në përgatitje të sulmit të saj në Veneuelë për të kapur Maduron.
Variety raporton se ylli i Hollivudit nuk mundi të largohej nga vendpushimi i Shën Bartit në Karaibe, ku u fotografua duke pushuar me familjen dhe miqtë, përfshirë Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, përpara Vitit të Ri.
Për Di Caprio ishte planifikuar që të merrte Çmimin e Arritjes Desert Palm për performancën e tij në filmin "One Battle After Another" të Paul Thomas Anderson. Aktori mori pjesë virtualisht në ceremoni duke dërguar një mesazh me video.
Aeroporti Ndërkombëtar i Palm Springs gjithashtu publikoi kufizime udhëtimi në internet që ndikuan në hapësirën ajrore të Kalifornisë Jugore dhe shkaktuan vonesa. Fluturimet në nisje u raportuan si të bllokuara, megjithëse mbërritjet vazhduan normalisht ose u devijuan.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)