Daniel Stern, aktori i njohur për rolin e tij në filmin e famshëm “I vetëm në shtëpi”, është proceduar nga autoritetet amerikane për favorizim të prostitucionit. Sipas mediave përtej Atlantikut, ngjarja ka ndodhur më 10 dhjetor në një resort në Camarillo, në Kaliforni.
Aktori dyshohet se ka tentuar të marrë një eskortë, çka ka sjellë ndërhyrjen e forcave të rendit. Burime nga policia amerikane bëjnë me dije se Stern është ndaluar dhe më pas është proceduar në gjendje të lirë, pa u raportuar masa të tjera penale ndaj aktorit.
Deri në këto momente, nuk ka një reagim zyrtar nga vetë aktori apo përfaqësuesit e tij ligjorë. Ngjarja ndodh në prag të festave të fundvitit, një periudhë kur filmat e tij, veçanërisht “I vetëm në shtëpi”, transmetohen gjerësisht në botë dhe shënojnë shikueshmëri të lartë.
Foto nga web
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
E shqetësuar dukshëm, këngëtarja iu drejtua publikut, duke kërkuar falje për ndërprerjen pikërisht në mes të koncertit. “Ndihem keq. U përpoqa të vazhdoja, por duhet ta ndërpres shfaqjen:, tha ajo.
Një foto e publikuar në rrjetet sociale nga partnerja e Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, ka tërhequr vëmendjen për luksin e jashtëzakonshëm që shfaq.
Platforma, e krijuar në 2016, u bë jashtëzakonisht e popullarizuar gjatë pandemisë COVID-19, duke e çuar atë në listën e miliarderëve të Forbes brenda tre vitesh.
Aktori, simbol i kinemasë së aksionit dhe i kulturës pop, kishte ndërtuar një karrierë mbi pesë dekada, duke grumbulluar një pasuri të vlerësuar rreth 70 milionë dollarë.
Ngjarja që ka ndodhur në qershor të vitit 2024 në Sag Harbor, pas një ndalimi rutinë nga policia në Long Island. Policia e ndaloi për kalim të kundraligjshëm të një tabele “Stop” dhe lëvizje të çrregullt në rrugë.
Me largimin e tij nga jeta, mbyllet jo vetëm një kapitull i rëndësishëm i kinemasë së aksionit, por edhe një epokë e kulturës së internetit ku ai u shndërrua në legjendë.
Chuck Norris ndërroi jetë të enjten në mëngjes. Lajmi për vdekjen e aktorit erdhi një ditë pasi TMZ raportoi se Chuck Norris u dërgua me urgjencë në një spital në Hawaii për shkak të një urgjence mjekësore.
Komente (0)