Mbreti Charles bëhet kuzhinier, “sfidon” Gordon Ramsay

Mbreti Charles III duket se ka gjetur një pasion të ri, larg protokollit dhe ceremonive zyrtare, kuzhinën. Në mënyrë befasuese, ai është përfshirë drejtpërdrejt në përgatitjen e menuve që serviren në restorantet e rezidencave të tij mbretërore.

Burimi: TgCom

28.01.2026. 14:01

Mbreti Charles bëhet kuzhinier, “sfidon” Gordon Ramsay

Mbreti Charles III duket se ka gjetur një pasion të ri, larg protokollit dhe ceremonive zyrtare, kuzhinën. Në mënyrë befasuese, ai është përfshirë drejtpërdrejt në përgatitjen e menuve që serviren në restorantet e rezidencave të tij mbretërore, duke u shndërruar simbolikisht në një “kuzhinier” që rivalizon emra të njohur si Jamie Oliver apo Gordon Ramsay.

Ajo që i dallon pjatat e Mbretit Charles nga kuzhina e shefave të famshëm është origjina e produkteve, çdo përbërës vjen ekskluzivisht nga pronat mbretërore. Menuja e re dimërore, e quajtur “Winter Warmer Menu”, mund të shijohet në Sandringham, rezidenca mbretërore në Norfolk e hapur për publikun.

Mes pjatave kryesore spikat ‘curry’ me mish qengji, një nga gatimet e preferuara të Princeshës Kate. Ai përgatitet me qengj Aberfield nga tufat e pronës, që numërojnë mbi 2 mijë dele. Në menu është edhe “beef cobbler”, një tavë me mish viçi me rozmarinë, e realizuar vetëm me mish organik nga bagëtitë e Mbretit.

Eksperienca kulinare ofrohet me një çmim të përballueshëm prej 10 paundësh dhe përfshin edhe alternativa vegjetariane e vegane, pesë lloje fasulesh dhe perime nga kopshti mbretëror.

Ndërsa Kate Middleton njihet për dashurinë ndaj ushqimeve pikante, Princi William mbetet skeptik. “Nuk i duroj ushqimet shumë djegëse, filloj të djersij dhe nuk duket bukur”, ka pranuar ai me humor.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)