Uma Thurman nxjerr në shitje apartamentin luksoz në New York, ja sa kushton
Ndërtesa One Lexington Avenue, e ndërtuar në vitin 1910, është një nga adresat më prestigjioze të zonës. Në çmim përfshihet edhe çelësi për një kopësht privat.
Apartamenti luksoz i Uma Thurman në New York është rikthyer sërish në tregun imobiliar. Bëhet fjalë për një duplex elegant në Manhattan, i cili ofrohet për shitje me çmimin 8,9 milionë dollarë. Në paketën e shitjes përfshihet edhe një privilegj tepër i rrallë: çelësi privat i “Gramercy Park”, një nga kopshtet e pakta të rrethuara të qytetit, i aksesueshëm vetëm nga një numër shumë i kufizuar banorësh.
Aktorja e njohur bleu pronën në vitin 2006, e rinovoi plotësisht dhe më pas bleu edhe një apartament ngjitur për të zgjeruar hapësirat. Shtëpia përbëhet nga pesë dhoma gjumi dhe tre banja, me një stil të rafinuar në çdo ambient. Tavanet arrijnë një lartësi prej tre metrash, ka një oxhak elegant dhe një bibliotekë private.
Foto nga web
Dhoma e ngrënies hapet përmes dyerve të mëdha xhami drejt një tarrace me pamje nga pemët e Gramercy Park. Kuzhina, gjithashtu me pamje nga parku, është e pajisur me sipërfaqe mermeri dhe druri arre, duke kombinuar luksin me funksionalitetin. Një tjetër element ekskluziv është “spa”-ja private, e lidhur me suitën kryesore. Një ambient i frymëzuar nga banjat turke, me tavan të harkuar të veshur me pllaka dhe hamam.
Foto nga web
Ndërtesa One Lexington Avenue, e ndërtuar në vitin 1910, është një nga adresat më prestigjioze të zonës. Ajo përmban vetëm 24 rezidenca, por ofron shërbime të plota për banorët. Perla e vërtetë e kësaj prone mbetet çelësi i Gramercy Park, simbol i statusit elitar në Nju Jork: një kopsht privat historik, i mbyllur për publikun dhe i aksesueshëm vetëm nga pak banorë të përzgjedhur. Një pronë që ndërthur historinë, luksin dhe ekskluzivitetin në zemër të Manhattanit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
E shqetësuar dukshëm, këngëtarja iu drejtua publikut, duke kërkuar falje për ndërprerjen pikërisht në mes të koncertit. “Ndihem keq. U përpoqa të vazhdoja, por duhet ta ndërpres shfaqjen:, tha ajo.
Një foto e publikuar në rrjetet sociale nga partnerja e Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, ka tërhequr vëmendjen për luksin e jashtëzakonshëm që shfaq.
Platforma, e krijuar në 2016, u bë jashtëzakonisht e popullarizuar gjatë pandemisë COVID-19, duke e çuar atë në listën e miliarderëve të Forbes brenda tre vitesh.
Aktori, simbol i kinemasë së aksionit dhe i kulturës pop, kishte ndërtuar një karrierë mbi pesë dekada, duke grumbulluar një pasuri të vlerësuar rreth 70 milionë dollarë.
Ngjarja që ka ndodhur në qershor të vitit 2024 në Sag Harbor, pas një ndalimi rutinë nga policia në Long Island. Policia e ndaloi për kalim të kundraligjshëm të një tabele “Stop” dhe lëvizje të çrregullt në rrugë.
Me largimin e tij nga jeta, mbyllet jo vetëm një kapitull i rëndësishëm i kinemasë së aksionit, por edhe një epokë e kulturës së internetit ku ai u shndërrua në legjendë.
Chuck Norris ndërroi jetë të enjten në mëngjes. Lajmi për vdekjen e aktorit erdhi një ditë pasi TMZ raportoi se Chuck Norris u dërgua me urgjencë në një spital në Hawaii për shkak të një urgjence mjekësore.
Komente (0)