“I imi gjithmonë dhe përjetë!” Dua Lipa uron të dashurin për ditëlindje
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë personal, duke uruar partnerin e saj, aktorin Callum Turner, për 36-vjetorin e lindjes.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë personal, duke uruar partnerin e saj, aktorin Callum Turner, për 36-vjetorin e lindjes. Artistja publikoi në Instagram disa fotografi nga marrëdhënia e tyre, që prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë.
Në një nga imazhet, çifti shfaqet duke pozuar në pjesën e pasme të një varke, nën rrezet e diellit, ndërsa në një tjetër foto ata duken gjatë një mbrëmjeje argëtuese, të veshur me bluza të bardha të njëjta. Krahas postimit, Dua shkroi: “Gëzuar ditëlindjen! I imi gjithmonë dhe përjetë!”, një dedikim që u prit me mijëra pëlqime dhe komente nga fansat.
Foto: Instagram/Dua Lipa
Postimi vjen në një periudhë kur këngëtarja ka folur hapur për sfidat e marrëdhënieve në distancë. Në platformën e saj Service 95, Dua ka marrë rolin e një “këshillueseje”, duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave. Ajo pranoi se ndarja fizike nga njerëzit e dashur, sidomos gjatë turneve të gjata, mbetet e vështirë: “Me kohën bëhet më e lehtë, por kurrë nuk pushon së qeni e vështirë. Nuk mungojnë vetëm eventet e mëdha, por edhe momentet e vogla të përditshme”.
Megjithatë, artistja ruajti optimizmin, duke theksuar se distanca nuk e dobëson dashurinë: “Marrëdhëniet ndryshojnë, por dashuria jo. Madje, ndonjëherë bëhet edhe më e fortë”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
E shqetësuar dukshëm, këngëtarja iu drejtua publikut, duke kërkuar falje për ndërprerjen pikërisht në mes të koncertit. “Ndihem keq. U përpoqa të vazhdoja, por duhet ta ndërpres shfaqjen:, tha ajo.
Një foto e publikuar në rrjetet sociale nga partnerja e Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, ka tërhequr vëmendjen për luksin e jashtëzakonshëm që shfaq.
Platforma, e krijuar në 2016, u bë jashtëzakonisht e popullarizuar gjatë pandemisë COVID-19, duke e çuar atë në listën e miliarderëve të Forbes brenda tre vitesh.
Aktori, simbol i kinemasë së aksionit dhe i kulturës pop, kishte ndërtuar një karrierë mbi pesë dekada, duke grumbulluar një pasuri të vlerësuar rreth 70 milionë dollarë.
Ngjarja që ka ndodhur në qershor të vitit 2024 në Sag Harbor, pas një ndalimi rutinë nga policia në Long Island. Policia e ndaloi për kalim të kundraligjshëm të një tabele “Stop” dhe lëvizje të çrregullt në rrugë.
Me largimin e tij nga jeta, mbyllet jo vetëm një kapitull i rëndësishëm i kinemasë së aksionit, por edhe një epokë e kulturës së internetit ku ai u shndërrua në legjendë.
Chuck Norris ndërroi jetë të enjten në mëngjes. Lajmi për vdekjen e aktorit erdhi një ditë pasi TMZ raportoi se Chuck Norris u dërgua me urgjencë në një spital në Hawaii për shkak të një urgjence mjekësore.
Komente (0)