Kultura Arbëreshe promovohet në Vatikan, Gonxhja: Trashëgimia jonë, pjesë e pandarë e identitetit europian
Aktivitet solemn në Selinë e Shenjtë, ngjarje që u kthye edhe në një takim të rëndësishëm institucional. Një mënyrë për të forcuar urat e kujtesës dhe për të rritur praninë kulturore shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Në ambientet e Vatikanit, në Romë, u zhvillua Dita Kulturore e Arbëreshëve, një aktivitet i veçantë kushtuar nderimit dhe promovimit të trashëgimisë së çmuar arbëreshe. Ky organizim u realizua me nismën e Përfaqësisë Shqiptare pranë Selisë së Shenjtë dhe Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës.
Foto: Ministria e Kulturës
Në aktivitet morën pjesë kryebashkiakë të zonave ku jetojnë komunitetet kryesore arbëreshe në Itali, konsuj, ambasadorë, studiues, personalitete akademike si edhe miq të kulturës shqiptare, duke e kthyer ngjarjen në një takim të rëndësishëm institucional dhe kulturor.
Foto: Ministria e Kulturës
Trashëgimia arbëreshe u vlerësua si një nga dëshmitë më domethënëse të rezistencës, ruajtjes së identitetit dhe kontributit shqiptar në hapësirën europiane, ndërsa u theksua roli i saj i pazëvendësueshëm në historinë dhe kulturën e Italisë dhe Evropës.
Foto: Ministria e Kulturës
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit bëri me dije se po vijon angazhimin për forcimin e kësaj trashëgimie përmes projekteve të reja kulturore, përfshirë ngritjen e Qendrës Kulturore Shqiptare në Itali, përgatitjen e dosjes për përfshirjen e “Motit të Madh të Arbëreshëve” në UNESCO, si dhe krijimin e Muzeut Kombëtar Arbëresh.
“Po forcojmë urat e kujtesës, bashkëpunimit dhe së ardhmes për të promovuar kulturën shqiptare dhe për të rritur praninë tonë kulturore në arenën ndërkombëtare. Së bashku në këtë mision fisnik, ruajtjen dhe pasurimin e trashëgimisë sonë si pjesë e pandarë e identitetit europian”, tha ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.
Foto: Ministria e Kulturës
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mozaiku i Tiranës daton që nga shekulli i III dhe u zbulua në vitet ’70 gjatë punimeve për ndërtimin e një blloku pallatesh në Tirana. Sot, ai përfaqëson një hapësirë moderne që shërben si platformë për prezantimin e mozaikëve më të rëndësishëm dhe destinacion i rëndësishën kulturor e turistik.
Jürgen Habermas, puna e të cilit mbi komunikimin, racionalitetin dhe sociologjinë e bëri atë një nga filozofët më me ndikim në botë dhe një figurë kyçe intelektuale në Gjermaninë e tij u shua në moshën 96 vjeçare.
Qyteti i lashtë u themelua në shekullin e 4-të para Krishtit si një port që lidhte tregtinë nga India me Mesopotaminë dhe botën mesdhetare dhe ra në harresë pas shekullit të 3-të pas Krishtit.
Blerja e veprës u bë pas më shumë se një viti negociatash. Vepra Maffeo Barberini e Caravaggio-s do t'i caktohet Galerive Kombëtare të Artit të Lashtë në Romë.
Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja bën me dije se arkeologët kanë zbuluar gjurmët e një vendbanimi të rëndësishëm, i cili daton nga periudha romake deri në antikitetin e vonë.
Kënga “Stella Stellina” trajton historinë simbolike të një vajze të vogël palestineze pa emër, duke u bërë zë i fëmijëve të pafajshëm të prekur nga lufta.
Komente (0)