Zëvendës-presidenti amerikan, JD Vance, ka pranuar publikisht se është “i fiksuar” pas jashtëtokësorëve, duke i përshkruar ata si “demone”.
Në një intervistë për podcastin Benny Shoë, Vance tha se “çdo fe botërore, përfshirë edhe krishterimin, ka kuptuar që atje jashtë ekzistojnë gjëra të çuditshme dhe të vështira për t’u shpjeguar”.
Sipas tij, ka “qenie qiellore që fluturojnë dhe bëjnë gjëra të pazakonta me njerëzit”, ndërsa perceptimi i tyre si jashtëtokësorë lind nga dëshira për të interpretuar gjithçka që është mbi tokë si diçka misterioze.
Vance ka folur më parë për këtë temë në gusht 2025, duke theksuar interesin e tij të veçantë për UFO-t dhe duke premtuar hetime mbi video të “objekteve fluturuese misterioze” që u shfaqën në dhjetor 2024 në Nju Xhersi dhe bregdetin lindor të SHBA-së.
Sidoqoftë, zyrtarët e FAA-së kishin sqaruar se objekti ishte pjesë e përdorimit të autorizuar për dronë kërkimorë dhe rekreativë.
Intervistuesi Michael Duncan, gjithashtu i interesuar për fenomenet jashtëtokësore, tregoi se kishte vizituar Rosëellin, zonë e njohur për pretendime UFO-sh. Vance premtoi se do t’i informojë të gjithë sapo të kuptojë nëse ka ndonjë informacion të vërtetë mbi këtë temë.
Në këtë linjë, Donald Trump ka njoftuar në shkurt 2026 se do të bëjë publike të dhënat qeveritare mbi jetë jashtëtokësore dhe objekte fluturuese të panjohura, ndërsa Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se disa zyrtarë kanë njohuri direkte mbi programet sekrete të Pentagonit për rikuperimin e objekteve të tillë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)