Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, mori pjesë në Dëgjesën Jubilare të Papa Leonit XIV, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, në kuadër të Ditës Kulturore të Arbëreshëve.
Gonxhja e cilësoi këtë moment një privilegj të veçantë, duke theksuar emocionet që përjetoi teksa dëgjoi fjalën e Atit të Shenjtë përpara mijëra besimtarëve nga e gjithë bota.
“Përveç nderit të jashtëzakonshëm për ta dëgjuar nga afër Atin e Shenjtë përpara mijëra besimtarëve nga e gjithë bota, pata kënaqësinë ta falënderoj për vëmendjen ndaj vlerave të kulturës shqiptare,” u shpreh ministri.
Ai shtoi se ftesa e posaçme e Selisë së Shenjtë i mundësoi jo vetëm një takim të ngrohtë me Papën, por edhe një përshëndetje të dedikuar për përfaqësuesit e komunitetit arbëresh.
“Ftesa speciale e Selisë së Shenjtë na mundësoi jo vetëm takimin e përzemërt, por edhe një përshëndetje të Tij me grupin e përfaqësuesve të komunitetit arbëresh, në kuadër të Ditës Kulturore të Arbëreshëve, në Romë,” shkroi Gonxhja.
Në fjalën e tij, ministri theksoi ndikimin që mesazhi i Papës pati tek pelegrinët dhe audienca mbarëbotërore:
“Mesazhi i Tij për solidaritet dhe shpresë mbushi zemrat e pelegrinëve prezent dhe gjithë audiencës botërore!”, shprehet ministri.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)