HIV/AIDS është një prej epidemive më shkatërrimtare që ka prekur botën moderne. Në të gjithë botën përllogaritet që plotë 40,8 milionë njerëz jetojnë me pasojat e sëmundjes. Vitin e kaluar, për shkak të virusit janë rregjistruar rreth 630,000 të vdekur.
Çdo vit, nga 1968 e deri më tani, në 1 dhjetor, shkencëtarët, mjekët, aktivitët dhe familjet e të prekurve në të gjithë botën festojnë Ditën Botërore kundër AIDS. Një ditë simbolike për të kujtuar viktimat e epidemisë dhe që promovon të gjitha përpjekjet për ti dhënë asaj fund.
Nga starti i krizës, rreth 44,1 milionë njerëz në të gjithë botën kanë humbur jetën për shkaqe që lidhen me HIV/AIDS. Prej shfaqjes së kësaj sëmundje, numri i personave të infektuar është përllogaritur në afro 91,4 milionë. Thuajse gjysma e tyre jetojnë sot me pasojat që virusi lë pas.
Pavarësisht përparimeve të shkencës për parandalimin dhe trajtimin e HIV në vitete e fundit, ekspertët paralajmërojnë se ulja e financimeve nga shtetet më të mëdha, mund të ndikojë në përkeqësimin e situatës në vendet më të prekura.
Rasti i parë me HIV/AIDS në Shqipëri u konstatua në vitin 1993. Gjatë vitit 2025, në vendin tonë u diagnostikuan 125 raste të reja të prekur nga sëmundja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1973 persona. Në Shqipëri kanë humbur jetën 377 persona të prekur nga Hiv/Aids: 15 vetëm gjatë këtij viti.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)