Do të flejmë më pak, rikthehet ora pranverore të dielën

Këtë të dielë rikthehet ora pranverore, ku akrepat do të shkojnë një orë para. Do të kemi një orë më pak gjumë në mëngjes, por dita do të jetë edhe më e gjatë.

28.03.2026. 15:03

Akrepat do të lëvizin  në orën 02.00 të mëngjesit drejt orës 03.00, ndryshim ky që aplikohet në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, si pjesë e rregullave të përbashkëta. Qëllimi kryesor është kursimi i energjisë dhe shfrytëzimi më i mirë i dritës së diellit gjatë muajve të ngrohtë në hemisferën veriore. Ora verore do të qëndrojë deri më 25 tetor 2026.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)