“China Eastern Airlines” ka inauguruar fluturimin më të gjatë pa ndalesa në botë, një itinerar prej rreth 20,000 kilometrash që lidh Shangain, Aucklandin dhe Buenos Airesin në një udhëtim që zgjat nga 25 deri në 29 orë.
Fluturimi MU745 u nis nga aeroporti Pudong në Shangai me destinacion ndërmjetës Aucklandin, ndërsa pika përfundimtare është kryeqyteti argjentinas. Sipas kompanisë, ky itinerar i ri kalon përmes të gjitha hemisferave Lindore, Perëndimore, Veriore dhe Jugore, duke vendosur një rekord të ri global për fluturimin më të gjatë të vajtjes.
Risia sjell ulje të konsiderueshme të kohës së udhëtimit midis Kinës dhe Amerikës së Jugut, duke e shkurtuar atë me mbi katër orë. Linja do të operohet dy herë në javë, duke krijuar një “korridor jugor” të ri mbi Paqësor.
Më herët, fluturimet midis dy rajoneve kërkonin ndalesa për shkak të distancës dhe kufizimeve teknike. Itinerari i ri ndjek një rrugë jugore me ndalesë vetëm në Auckland, ndryshe nga rrugët veriore përmes Evropës apo Amerikës së Veriut, duke e ulur kohën totale të udhëtimit nga rreth 30 në 25 orë.
Ky fluturim hap një korridor të ri strategjik ajror dhe lidh drejtpërdrejt Shangain me tregjet kryesore të Amerikës së Jugut, duke krijuar një bosht të ri fluturimi mbi Oqeanin Paqësor.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)