Ndryshim historik: Hiqet rekomandimi për vaksinën kundër hepatitit B prej lindjes
Pikë kthese në politikat e vaksinimit në SHBA. Vendimi, pas një debati të gjatë, që zgjati rreth një ditë e gjysmë dhe u shoqërua nga përplasje të forta mes ekspertëve.
Në Shtetet e Bashkuara është ndërmarrë një ndryshim i rëndësishëm në programin kombëtar të vaksinimit pediatrik. Komiteti i këshillimit rreth imunizimit për Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimin e Sëmundjeve vendosi të shfuqizojë rekomandimin shumëvjeçar për administrimin e dozës së parë të vaksinës kundër “hepatitit B” brenda 24 orëve nga lindja.
Vendimi u mor pas një debati të gjatë, që zgjati rreth një ditë e gjysmë dhe u shënua nga përplasje të forta mes ekspertëve. Gjatë diskutimeve, përfaqësues të shëndetit publik bënë thirrje që rekomandimi të mbetej në fuqi, duke theksuar sigurinë dhe rëndësinë e vaksinimit të hershëm.
Por, ata u përballen me kundërshtitë e Komitetit, që aktualisht përbëhet kryesisht nga anëtarë skeptikë ndaj vaksinave, pasi anëtarët e mëparshëm u shkarkuan në muajin qershor. Me 8 vota pro dhe 3 kundër, Komiteti i këshillimit rreth imunizimit rekomandoi që gratë të cilat rezultojnë negative ndaj hepatitit B të kenë mundësinë të vendosin, në konsultim me mjekun, nëse foshnja duhet të vaksinohet menjëherë pas lindjes. Në rast se doza nuk jepet në lindje, sugjerohet që vaksina të shtyhet të paktën deri në moshën dy muajshe.
Foto: AP
Zakonisht, vaksina kundër hepatitit B administrohet në tre doza: e para brenda 24 orëve nga lindja, e dyta pas 1–2 muajsh dhe e treta nga 6 deri në 18 muaj. Disa anëtarë të komitetit shprehën shqetësime për vaksinimin në periudhën neonatale, duke e cilësuar atë si një fazë kritike për zhvillimin e trurit dhe të sistemit imunitar, pavarësisht faktit se kjo vaksinë përdoret në mënyrë të sigurt te të porsalindurit prej dekadash.
Sipas anëtarit të komisionit Restef Levi, i cili votoi pro ndryshimit, “kjo nuk është vetëm një çështje e një vaksine të vetme, por pjesë e një ndryshimi më të gjerë në strategjinë e përgjithshme të vaksinimit”. Nga ana tjetër, ekspertë të tjerë e kanë cilësuar vendimin si “të pamatur”, duke theksuar mungesën e të dhënave shkencore që justifikojnë shtyrjen e dozës së parë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zbuloi në një konferencë për mediat se Serbisë i është dërguar një ftesë për t'iu bashkuar aleancës trepalëshe ushtarake mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.
Izraeli thotë se ka rënë dakord të rihapë pikën kufitare kyçe të Rripit të Gazës me Egjiptin vetëm pasi të përfundojë një operacion për të rimarrë trupin e pengut të fundit izraelit të mbetur në territor.
Komisioni Evropian ka nisur një hetim ndaj X të Elon Musk për shkak të shqetësimeve se inteligjenca e tij artificiale, Grok, është përdorur për të krijuar imazhe të seksualizuara të njerëzve të vërtetë.
Një rast flagrant diskriminimi ndaj një punonjëseje ka përfunduar në gjykatë në Spanjë, pasi pronari i një biznesi në sektorin e hotelerisë e shkarkoi atë gjatë lejes së lindjes, duke falsifikuar mbylljen e aktivitetit.
Rrugë të pastra, hapësira publike të organizuara dhe sigurisht, buzëqeshje nga banorët dhe vizitorët e tjerë. Kjo e ka bërë Krakovën në Poloni që të votohet si qyteti më i pastër në botë për vitin 2025.
Rolex, nuk është një biznes që thjesht shet orë dore. Historia e kësaj kompanie na mëson se si një brand mund të ndërtojë legjendë dhe vlerë të qëndrueshme përtej modeleve konvencionale të biznesit.
Një britanik zgjodhi të braktiste pasurinë dhe jetën luksoze për t’iu përkushtuar plotësisht mbrojtjes së natyrës, duke kthyer një ishull të braktisur në Seychelles në një model të rrallë të restaurimit ekologjik.
Mijëra njerëz u dyndën në një kopsht zoologjik në Japoni të dielën për t'u thënë lamtumirë dy pandave gjigante të fundit të vendit, të cilat do të kthehen në Kinë të martën.
Winter Games Express, treni prej çokollate më i gjatë në botë, ka hyrë në Guinness si simbol i artizanatit, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe solidaritetit në kuadër të Milano-Cortina 2026.
Një grua ka thënë se është ndjerë e "dhunuar" pasi ka gjetur një kamerë transmetimi të drejtpërdrejtë të fshehur brenda një tualeti që e kishte përdorur gjatë një takimi në një restorant.
Komente (0)