Shqipëria mes katër vendeve të Europës me përparësi në sigurinë shëndetësore
Procesi përfshiu 19 fusha kyçe, mes tyre survejanca epidemiologjike, laboratorët, biosiguria, reagimin ndaj emergjencave, komunikimin e riskut dhe sigurinë ushqimore.
Shqipëria është renditur ndër katër vendet e Europës, që kanë zbatuar versionin e ri të Vlerësimit të Jashtëm të Përbashkët (JEE 2021), një mekanizëm ndërkombëtar për të matur kapacitetet e vendit në fushën e sigurisë shëndetësore. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, pas përmbylljes së procesit të vlerësimit me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe ekspertëve ndërkombëtarë.
Ky proces përfshiu 19 fusha kyçe, ku mes tyre janë survejanca epidemiologjike, laboratorët, biosiguria, reagimin ndaj emergjencave, komunikimin e riskut dhe sigurinë ushqimore. Vizitat në terren dhe diskutimet me ekipet multisektoriale dhanë një pasqyrë të qartë mbi kapacitetet e vendit, duke evidentuar pikat e forta, sfidat dhe hapat e nevojshëm për përmirësim.
Foto: Ministria e Shëndetësisë
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, gjetjet e këtij vlerësimi do të shërbejnë si bazë për hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Sigurinë Shëndetësore. Ai synon të forcojë përgatitjen e Shqipërisë ndaj çdo emergjence dhe të garantojë një sistem shëndetësor më të qëndrueshëm dhe më të sigurt për qytetarët në vend.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Këtë të dielë rikthehet ora pranverore, ku akrepat do të shkojnë një orë para. Do të kemi një orë më pak gjumë në mëngjes, por dita do të jetë edhe më e gjatë.
Akulli i detit Arktik duket se ka arritur maksimumin e tij të dimrit në një nga nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë, sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave për Borën dhe Akullin.
Një histori e pazakontë që ka tronditur opinionin publik në SHBA ka marrë një kthesë të papritur pas më shumë se dy dekadash, kur nëna e zhdukur u gjet e gjallë pas 24 vjetësh dhe u ribashkua me vajzën e saj.
Një histori e pazakontë vjen nga Shtetet e Bashkuara, ku një familje fermerësh ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 26 milionë dollarësh nga një kompani e inteligjencës artificiale, duke zgjedhur të mos shesë tokën e trashëguar ndër breza.
Një histori e rrallë humanizmi dhe sakrifice vjen nga Britania e Madhe, ku një pensionist 84-vjeçar ka shpëtuar jetën e dhëndrit të tij duke i dhuruar një veshkë, duke u bërë njëkohësisht donatori më i moshuar në këtë shtet.
D’Artagnan u vra në vitin 1673 gjatë Rrethimi i Maastrichtit, një betejë e rëndësishme ushtarake. Ai u bë më vonë i pavdekshëm në letërsi falë veprave të Alexandre Dumas.
Komente (0)