Kuzhina italiane, pasuri zyrtare e UNESCO

Komiteti Ndërqeveritar i UNESCO-s miratoi zyrtarisht përfshirjen e kuzhinës italiane në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit.

Burimi: La Republicca

10.12.2025. 12:58

Kuzhina italiane, pasuri zyrtare e UNESCO

Komiteti Ndërqeveritar i UNESCO-s miratoi zyrtarisht përfshirjen e kuzhinës italiane në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit. Për herë të parë, UNESCO tërësinë e një kulture kulinare kombëtare, të përbërë nga praktika, dije, rituali dhe tradita.

Dosja “Kuzhina italiane, mes qëndrueshmërisë dhe diversitetit biokulturor”, e hartuar nga Ministria e Kulturës dhe ekipi shkencor i udhëhequr nga historiani Massimo Montanari, e përshkruan këtë trashëgimi si një “kuzhinë afeksionesh”.

UNESCO nënvizon se kjo njohje nuk është certifikatë epërsie, por një angazhim se Italia duhet të mbështesë kërkimin, edukimin ushqimor dhe ruajtjen e traditave, si dhe të raportojë çdo gjashtë vjet mbi mënyrat e transmetimit të kësaj trashëgimie.

Shefat e njohur të kuzhinës Massimo Bottura, Bruno Barbieri dhe Giorgio Locatelli e kanë cilësuar ditën si historike, duke theksuar rolin e komuniteteve që e mbajnë gjallë këtë kulturë dhe nevojën për ta mbrojtur pa e ngrirë në folklor apo kartolina turistike.

Kuzhina italiane, tashmë pasuri e njerëzimit, mbetet mbi të gjitha pasuri e përditshme e atyre që çdo ditë gatuajnë, ndajnë ushqimin dhe transmetojnë traditën përmes gjesteve të thjeshta në tryezë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)