Stjuardesa Grace Hampson, e cila udhëton rregullisht në mbarë botën përmes punës së saj, ka ndarë përvojat e saj mbi jetën në bordin e avionit. Një nga traditat që pasagjerët shpesh i bëjnë pilotëve, duartrokitja pas uljes së avionit, shpesh quhet e “çuditshme” ose “e bezdisshme” nga publiku. Megjithatë, Grace tregon për Sky News se e adhuron këtë zakon.
“Përpiqem të tregoj qetësi kur pasagjerët duartrokasin pas uljes, por brenda meje e dua shumë,” shprehet ajo, duke theksuar se pilotët meritojnë vlerësim për punën e tyre të palodhur dhe për sigurimin e udhëtimit të sigurt për të gjithë.
Një nga gjërat që Grace nuk i pëlqen është kur pasagjerët kërkojnë të ndryshojnë vendin e tyre përpara se të fillojë mbushja e avionit. Ajo shpjegon se ulëset janë planifikuar sipas “peshës dhe balancës” së avionit dhe ndryshimet para nisjes mund të krijojnë probleme.
Përveç kësaj, Grace tregon se aeroporti i preferuar për udhëtime është Los Angeles International, për shkak të dyqaneve, restoranteve dhe numrit të madh të fluturimeve.
Ndërsa një stjuard tjetër, Mateusz Maszczynski, tregon se një problem i zakonshëm gjatë përgatitjes për nisje janë xhaketat e mëdha të vendosura në bagazhet e sipërme, gjë që mund të krijojë mungesë vendi për bagazhet e dorës, stres dhe vonesa të paparashikuara. Ai shpjegon se dikur kabinat përdorej për xhaketat dhe kapele, por tani janë të dizajnuara për bagazhin e dorës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)