Një studim i drejtuar nga profesori Mark Dyble ka zbuluar se disa gjitarë janë dukshëm më monogamë se njerëzit. Për të krahasuar besnikërinë riprodhuese, shkencëtarët përdorën një tregues të quajtur “norma e vëllezërve e motrave”, që tregon përqindjen e pasardhësve që kanë të njëjtët prindër gjatë jetës riprodhuese të çiftit.
Rezultatet tregojnë se njerëzit renditen vetëm të shtatët në listën e specieve më monogame, me 66%, duke u pozicionuar pas disa kafshëve të vogla dhe të mëdha që krijojnë lidhje shumë më të qëndrueshme.
“Top 10” speciet më monogame
1. Miu-drer i Kalifornisë – 100%
2. Qeni i egër afrikan – 85%
3. Urithi i Damaralandit – 79,5%
4. Majmuni Tamarin me mustaqe – 77,6%
5. Ujku etiopian – 76,5%
6. Kastori europian – 72,9%
7. Njeriu – 66%
8. Majmuni Gibon me duar të bardha – 63,5%
9. Mangusta Surikatë – 59,9%
10. Ujku gri – 46,2%
Studiuesit sqarojnë se bëhet fjalë për monogami riprodhuese, që nënkupton vetëm faktin se pasardhësit kanë të njëjtët prindër biologjikë. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht besnikëri romantike apo sociale.
Sipas autorëve, tek njerëzit prirja drejt monogamisë lidhet me nevojën për kujdes afatgjatë ndaj fëmijëve, çka kërkon bashkëpunim të dy prindërve. Por vendi i njerëzve në renditje tregon edhe rolin e madh që luan kultura në mënyrën se si ndërtohen marrëdhëniet, krahas biologjisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)