Ishulli që shfuqizoi kohën, banorët jetojnë pa orë dhe orare

Banorët e ishullit Sommarøy, në Norvegji që nga viti 2019, kanë vendosur të heqin orët nga banesat, duart dhe mjete e tyre dhe ta bëjnë ishullin e tyre të vogël zonën e parë pa kohë në botë.

20.12.2025. 11:01

Ishulli që shfuqizoi kohën, banorët jetojnë pa orë dhe orare

Kalimi i kohës dhe stresi i afateve janë një barrë për pothuajse të gjithë në planetin tonë, me përjashtim të 350 njerëzve në Norvegji.

Këta janë banorët e Sommarøy, të cilët, që nga viti 2019, kanë vendosur të heqin orët nga banesat, duart dhe mjete e tyre dhe ta bëjnë ishullin e tyre të vogël zonën e parë pa kohë në botë.

Ideja u lindi banorëve nga 69 ditët me diell të vazhdueshëm, i ashtuquajturi dielli i mesnatës, pasi nga 18 maji deri më 26 korrik dielli nuk perëndon asnjëherë në ishullin norvegjez.

"Nëse duam ta lyejmë shtëpinë në orën 2 të mëngjesit, s’ka problem. Nëse duam të bëjmë një banjë në orën 4 të mëngjesit, do ta bëjmë", shkruan nismëtarët e fushatës në vitin 2019.

Ndërkohë banorët e ishullit thonë me humor se "një kafe me miqtë në plazh në orën 2 të mëngjesit është normale".

Ky ndryshim po përvetësohet edhe nga vizitorët e Sommarøy, me disa që braktisin orët e tyre dhe i varin në një urë që të çon në ishull. Dhe kur bie Nata Arktike, kur dielli mezi shfaqet për javë të tëra, banorët e ishullit norvegjez përdorin dritën nga llambat dhe zjarret.

Megjithatë, "fortesa" e fundit për kohën është shkolla, e cila ende funksionon me orar pune.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)