Në Krishtlindjen e vitit 1914, në mes të Luftës së Parë Botërore, në disa pjesë të frontit flamand ndodhi një nga episodet më të jashtëzakonshme të historisë: ushtarët gjermanë dhe britanikë ndalën luftimet. Ata u takuan në atë që njihej si toka e askujt, për të festuar dhe për të luajtur futboll.
Foto ilustruese
Në atë kohë, futbolli ishte pjesë e jetës ushtarake. I përdorur gjerësisht për të mbajtur trupin në formë dhe ushtarët me moral të lartë. Por askush nuk e kishte parashikuar që topi do të shndërrohej në një simbol paqeje mes armiqve. Mbrëmjen e Vigjiljes së Krishtlindjes, nga llogoret u dëgjuan këngë festive, ndërsa në mëngjes ushtarët dolën nga pozicionet e tyre, shkëmbyen dhurata të vogla dhe nisën lojëra spontane me top.
Foto ilustruese
Sipas dëshmive të kohës, në zonën e Ploegsteert u zhvillua edhe një ndeshje futbolli mes ushtarëve gjermanë dhe një reparti skocez të ushtrisë britanike. Pa arbitër dhe me porta të improvizuara, ndeshja u luajt mbi një terren të ngrirë, mes të qeshurash dhe brohoritjesh. Thuhet se gjermanët fituan 3–2, por rezultati mbeti dytësor përballë domethënies së ngjarjes.
Armëpushimi përfshiu dhjetëra mijëra ushtarë dhe zgjati vetëm një ditë, ndërsa në pjesë të tjera të frontit vijonin luftimet. Ajo Krishtlindje e çuditshme i trembi komandantët, që në vitet në vijim urdhëruan të evitohej çdo formë e afrimit me armikun dhe të mos kishte më asnjë ditë paqe. Në fakt, armëpushimi i radhës ndodhi vetëm pas katër vjetëve. Por, sot Krishtlindjet e 1914-ës kujtohen si një moment i rrallë, ku njerëzit, ushtarë të fronteve kundërshtare, u ngritën spontanisht mbi konfliktin shkatërrues.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Këtë të dielë rikthehet ora pranverore, ku akrepat do të shkojnë një orë para. Do të kemi një orë më pak gjumë në mëngjes, por dita do të jetë edhe më e gjatë.
Akulli i detit Arktik duket se ka arritur maksimumin e tij të dimrit në një nga nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë, sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave për Borën dhe Akullin.
Një histori e pazakontë që ka tronditur opinionin publik në SHBA ka marrë një kthesë të papritur pas më shumë se dy dekadash, kur nëna e zhdukur u gjet e gjallë pas 24 vjetësh dhe u ribashkua me vajzën e saj.
Një histori e pazakontë vjen nga Shtetet e Bashkuara, ku një familje fermerësh ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 26 milionë dollarësh nga një kompani e inteligjencës artificiale, duke zgjedhur të mos shesë tokën e trashëguar ndër breza.
Një histori e rrallë humanizmi dhe sakrifice vjen nga Britania e Madhe, ku një pensionist 84-vjeçar ka shpëtuar jetën e dhëndrit të tij duke i dhuruar një veshkë, duke u bërë njëkohësisht donatori më i moshuar në këtë shtet.
D’Artagnan u vra në vitin 1673 gjatë Rrethimi i Maastrichtit, një betejë e rëndësishme ushtarake. Ai u bë më vonë i pavdekshëm në letërsi falë veprave të Alexandre Dumas.
Komente (0)