Një ngjarje tejet prekëse ka tronditur opinionin publik në Itali. Në Ottava, pranë Sassarit, një burrë 74-vjeçar u gjet i pajetë brenda makinës që e përdorte si strehë, disa ditë pas ndarjes nga jeta.
Ajo që e bën historinë edhe më të dhimbshme është besnikëria e qenit të tij, Napoleone, i cili qëndroi mbi trupin e pronarit pa u larguar asnjë çast. Napoleone, një qen rreth 10 vjeç, kishte kaluar ditë të tëra pa ushqim dhe pa ujë, duke ruajtur pronarin e tij deri në momentin kur u gjet nga autoritetet.
Rasti u zbulua pas sinjalizimeve të banorëve të zonës, ndërsa në vendngjarje ndërhynë Policia e Shtetit dhe oficerë të mbrojtjes së kafshëve. Pas verifikimeve, qeni u shpëtua dhe u dërgua në strehën e kafshëve “Qua la Zampa” në Sassari.
Foto: Facebook
Napoleone ishte i pajisur me mikroçip, por ndodhej në gjendje të rënduar fizike dhe emocionale. Sipas vullnetarëve të strehës, ai vazhdon të jetë i tërhequr, nuk reagon ndaj ambientit, si dhe refuzon ushqimin dhe ujin. Historia e Napoleones ka prekur mijëra njerëz në rrjetet sociale, duke u kthyer në një simbol të fortë të besnikërisë dhe lidhjes së veçantë mes njeriut dhe kafshës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Këtë të dielë rikthehet ora pranverore, ku akrepat do të shkojnë një orë para. Do të kemi një orë më pak gjumë në mëngjes, por dita do të jetë edhe më e gjatë.
Akulli i detit Arktik duket se ka arritur maksimumin e tij të dimrit në një nga nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë, sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave për Borën dhe Akullin.
Një histori e pazakontë që ka tronditur opinionin publik në SHBA ka marrë një kthesë të papritur pas më shumë se dy dekadash, kur nëna e zhdukur u gjet e gjallë pas 24 vjetësh dhe u ribashkua me vajzën e saj.
Një histori e pazakontë vjen nga Shtetet e Bashkuara, ku një familje fermerësh ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 26 milionë dollarësh nga një kompani e inteligjencës artificiale, duke zgjedhur të mos shesë tokën e trashëguar ndër breza.
Një histori e rrallë humanizmi dhe sakrifice vjen nga Britania e Madhe, ku një pensionist 84-vjeçar ka shpëtuar jetën e dhëndrit të tij duke i dhuruar një veshkë, duke u bërë njëkohësisht donatori më i moshuar në këtë shtet.
D’Artagnan u vra në vitin 1673 gjatë Rrethimi i Maastrichtit, një betejë e rëndësishme ushtarake. Ai u bë më vonë i pavdekshëm në letërsi falë veprave të Alexandre Dumas.
Komente (0)