Një peshk ton prej 243 kilogramësh u shit për 510 milionë jen japonez, rreth 2.7 milionë euro, në ankandin e parë të vitit 2026 në tregun e peshkut Toyosu në Tokio, duke vendosur një rekord të ri.
Peshku ton u ble nga Kiyomura Corp, në pronësi të Kiyoshi Kimura, i cili drejton rrjetin e restoranteve Sushi Zanmai. Kimura e ka fituar ankandin vjetor disa herë në të kaluarën, dhe blerja e këtij viti tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 334 milionë jenësh të vendosur në vitin 2019.
Foto: AP/Louise Delmotte
Ai u tha gazetarëve se shpresonte të paguante më pak, por "çmimi u rrit shumë përpara se ta kuptonim". Ankandi filloi herët në mëngjes me tingullin e kambanës, ndërsa blerësit e shqyrtuan me kujdes tonin për ngjyrën, strukturën dhe përmbajtjen e yndyrës.
Ky peshk ton u kap në Oma në Japoninë veriore, një zonë e njohur për cilësinë e tonit të saj.
"Është gjithashtu çështje e fatit të mirë", tha Kimura, duke shtuar se nuk mund t'i rezistonte pamjes së një peshku të tillë.
Foto: AP/Louise Delmotte
Edhe pse qindra ton shiten çdo ditë në ankandet e mëngjesit, toni nga Oma kap çmime shumë më të larta, veçanërisht në ankandin e festave të Vitit të Ri.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Këtë të dielë rikthehet ora pranverore, ku akrepat do të shkojnë një orë para. Do të kemi një orë më pak gjumë në mëngjes, por dita do të jetë edhe më e gjatë.
Akulli i detit Arktik duket se ka arritur maksimumin e tij të dimrit në një nga nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë, sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave për Borën dhe Akullin.
Një histori e pazakontë që ka tronditur opinionin publik në SHBA ka marrë një kthesë të papritur pas më shumë se dy dekadash, kur nëna e zhdukur u gjet e gjallë pas 24 vjetësh dhe u ribashkua me vajzën e saj.
Një histori e pazakontë vjen nga Shtetet e Bashkuara, ku një familje fermerësh ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 26 milionë dollarësh nga një kompani e inteligjencës artificiale, duke zgjedhur të mos shesë tokën e trashëguar ndër breza.
Një histori e rrallë humanizmi dhe sakrifice vjen nga Britania e Madhe, ku një pensionist 84-vjeçar ka shpëtuar jetën e dhëndrit të tij duke i dhuruar një veshkë, duke u bërë njëkohësisht donatori më i moshuar në këtë shtet.
D’Artagnan u vra në vitin 1673 gjatë Rrethimi i Maastrichtit, një betejë e rëndësishme ushtarake. Ai u bë më vonë i pavdekshëm në letërsi falë veprave të Alexandre Dumas.
Komente (0)