Janari ka mbërritur, pushimet kanë përfunduar dhe pas festive, të gjithë iu kthyen ritmit të plotë të punës. Ky është shpesh një moment i vështirë: ndodhemi në periudhën më të ftohtë të dimrit, ditët e ardhshme festive duken shumë larg dhe orët me dritë janë ende të pakta.
Të vetmit që ndihen disi të lehtësuar janë ata që nuk i pëlqejnë Krishtlindjet dhe festat e fundvitit: për ta, kthimi në rutinën e përditshme shënon zakonisht një përmirësim të humorit. Por për shumicën e njerëzve lind natyrshëm pyetja: si të përballemi me rikthimin në përditshmëri pa rënë pre e melankolisë dimërore?
Sipas psikologëve, janari është muaji në të cilin regjistrohet niveli më i lartë i trishtimit gjatë gjithë vitit. Madje, është identifikuar edhe dita më melankolike: e hëna e tretë e janarit, e cila këtë vit bie më 19 janar. Periudha pas Epifanisë dhe rikthimit në rutinë shoqërohet me humor të ulët dhe ndjenjë lodhjeje.
Ky fenomen i ngjason asaj që përjetojmë pas pushimeve të verës, por situate përkeqësohet nga i ftohti dhe mungesa e dritës natyrore. Kjo ndikon drejtpërdrejt në energjinë dhe mirëqenien tonë. Lajmi i mirë është se depresioni sezonal, mund të kapërcehet pa vështirësi të mëdha, nëse nuk i japim shumë peshë dhe nuk “ngecim” në rrethin vicioz të ankesave të vazhdueshme.
Vendosja e një objektivi për vitin e ri është një strategji e mirë kundër melankolisë dimërore. Megjithatë, ky objektiv duhet të lidhet me kënaqësinë dhe dëshirën, jo vetëm me detyrimin. Nevojitet diçka argëtuese: planifikoni një udhëtim të shkurtër, një fundjavë jashtë qytetit apo dilni me shoqërinë.
Studimet tregojnë se edhe pak aktivitet fizik mund të ulë ndjeshëm rrezikun e depresionit. Ecja, çiklizmi, vrapi apo edhe aktivitetet e thjeshta ditore kanë ndikim pozitiv. Edhe në ditët më gri të dimrit, është shumë e rëndësishme të ekspozohemi ndaj dritës natyrore. Mjaftojnë 10–15 minuta në ajër të hapur, mundësisht para mesditës, për të ndihmuar ekuilibrin hormonal. Me disa ndryshime të vogla në stilin e jetesës, janari mund të kthehet nga muaji më i trishtuar i vitit në një fillim të ri.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)