Një video e adhurueshme nga një kopsht zoologjik në Poloni po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke shfaqur momentin kur një drer i vogël përballet pa frikë me një rinoceront që peshon plotë 1.7 ton. Pamjet janë filmuar të enjten në kopshtin zoologjik të Wrocław-it.
Aty shfaqet një drer i racës kinez, që edhe pse ende shumë i vogël, sulmon pa frikë një rinoceront me emrin Maruska. Edhe pse ky lloj i drerit në moshën e rritur peshon mesatarisht 13 kg, ai nuk kishte aspak frikë nga diferenca e madhe në trup dhe në peshë.
Pamjet tregonin se si dreri i vërsulet disa herë me guxim rinocerontit, teksa më pas nisi ta ndjekë atë nëpër hapësirën e përbashkët të kafshëve. Videoja ka shkaktuar reagime të shumta pozitive në internet, me drerin e vogël që ka fituar zemrat e përdoruesve për guximin dhe sjelljen e tij lozonjare.
Në një postim në rrjetet sociale, stafi i kopshtit zoologjik shkroi me humor: “Dikush ka harruar të shikojë veten në pasqyrë këtë mëngjes!”. Një referencë për drerin, që ndoshta nuk e kishte kuptuar si duhet sa i vogël ishte përballë kundërshtares së tij.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)