Një muze në qytetin polak të Wrocław-it ka shtuar në koleksionin e tij një objekt të rrallë dhe të pazakontë. Bëhet fjalë për vegla të fillimit të shekullit XX, që shërbenin për vrasjen e vampirëve. Ato qëndronin të fshehura brenda asaj që dukej si një kuti e zakonshme violine.
Objekti u zbulua në një dyqan sendesh antike në Varshavë nga studiues të Universitetit të Mjekësisë në Wrocław. Ata e blenë kutinë, për ta ekspozuar më pas në Muzeun e Mjekësisë Ligjore të qytetit.
Foto nga web
Sipas kuratorit të muzeut, Dr. Jędzrej Siuta, kompleti është autentik dhe i përket fillimit të viteve 1900, periudhë në të cilën spikaste interesi i madh për vampirët, i nxitur nga romani Dracula, i botuar në vitin 1897 nga Bram Stoker. “Kulmi i këtij interesi ishte mes viteve 1900 dhe 1920”, tha ai.
Ndryshe nga shumica e ekzemplarëve të njohur, të prodhuar kryesisht në Gjermani, Francë ose Angli, ky komplet është me origjinë polake, çka e bën edhe më të rrallë. Brenda kutisë ndodhen objekte të ndryshme që, sipas besimeve popullore, shërbenin për të larguar ose shkatërruar vampirët.
Foto nga web
Aty përfshiheshin kryqe prej bronzi, një libër lutjesh, dy shishe - njëra me ujë të bekuar dhe tjetra me një lëng ende të paidentifikuar - një shandan, një pasqyrë, brirë dreri, thika të veshura me argjend, gozhdë dhe çekiçë me maja metalike.
Argjendi besohej se largonte të keqen, bindje që mund të ketë lidhje me vetitë e tij antibakteriale gjatë epidemive të murtajës. Komplete të ngjashme janë shitur në ankande ndërkombëtare për shuma të larta, të cilat arrinin në mbi 19.000 euro, megjithëse muzeu nuk ka bërë publik çmimin e blerjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Këtë të dielë rikthehet ora pranverore, ku akrepat do të shkojnë një orë para. Do të kemi një orë më pak gjumë në mëngjes, por dita do të jetë edhe më e gjatë.
Akulli i detit Arktik duket se ka arritur maksimumin e tij të dimrit në një nga nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë, sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave për Borën dhe Akullin.
Një histori e pazakontë që ka tronditur opinionin publik në SHBA ka marrë një kthesë të papritur pas më shumë se dy dekadash, kur nëna e zhdukur u gjet e gjallë pas 24 vjetësh dhe u ribashkua me vajzën e saj.
Një histori e pazakontë vjen nga Shtetet e Bashkuara, ku një familje fermerësh ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 26 milionë dollarësh nga një kompani e inteligjencës artificiale, duke zgjedhur të mos shesë tokën e trashëguar ndër breza.
Një histori e rrallë humanizmi dhe sakrifice vjen nga Britania e Madhe, ku një pensionist 84-vjeçar ka shpëtuar jetën e dhëndrit të tij duke i dhuruar një veshkë, duke u bërë njëkohësisht donatori më i moshuar në këtë shtet.
D’Artagnan u vra në vitin 1673 gjatë Rrethimi i Maastrichtit, një betejë e rëndësishme ushtarake. Ai u bë më vonë i pavdekshëm në letërsi falë veprave të Alexandre Dumas.
Komente (0)