Në Tanzani ndodhet vullkani më unik në botë. Quhet Ol Doinyo Lengai dhe është i veçantë për shkak të llavës që nxjerr gjatë shpërthimeve. Ndryshe nga vullkanet e tjerë, që mund të cilësohen tradicionalë, ai prodhon llavë karbonati.
Ajo është shumë më “e ftohtë”, jashtëzakonisht e lëngshme dhe ka një veçori të rrallë: bëhet e bardhë ndërsa ftohet dhe krijon shtresat vullkanike. Kjo lloj llave ka temperaturë dukshëm më të ulët se llava që nxjerrin vullkanet e tjerë nëpër botë.
Ajo rrjedh shumë shpejt, duke i dhënë vullkanit një pamje dhe sjellje krejtësisht të pazakontë. Ol Doinyo Lengai mbetet një nga fenomenet më të rralla gjeologjike në planet dhe vazhdon të tërheqë vëmendjen e shkencëtarëve dhe turistëve nga e gjithë bota.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)