Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 23 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Menu e pazakontë gourmet në prag të Olimpiadës Dimërore, çmimet shkojnë deri në 120 euro.
Në Cortina d’Ampezzo po bëhet gjithçka gati për Lojërat Olimpike Dimërore 2026, që do të nisin të premten më 6 shkurt. Bashkë me sportin, edhe luksi është gati të mirëpresë vizitorët nga e gjithë bota. Mes hoteleve dhe restoranteve ekskluzive, një aktivitet gastronomik ka tërhequr vëmendje për një ofertë të pazakontë: menu gourmet për qen, me çmime që shkojnë deri në 120 euro.
Sipas sipërmarrësit Andrea Orecchioni, ideja lindi nga kërkesat e klientëve të rregullt. “Na e sugjeruan vetë klientët tanë besnikë”, shpjegon ai. Pasi ulen në tavolinë, qentë marrin tasa të personalizuar, ndërsa pronarët zgjedhin për ta ushqimin e freskët, të përgatitur në moment nga shefi i kuzhinës.
Menuja përfshin hamburger me mish viçi, peshk, madje edhe cous-cous të dekoruar me fletë ari. Siç shpjegon pronari, çmimet variojnë nga 80 deri në 120 euro. Normalisht kjo menu nuk është për të gjithë, por vetëm për ata që nuk kursehen aspak kur bëhet fjalë për kafshët e tyre shtëpiake.
Fenomeni i llastimit të qenve nëpërmjet luksit kulinar po përhapet gjithnjë e më tepër, duke ngjallur edhe kritika nga ata që mendojnë se kafshët po shihen si “zëvendësues” të fëmijëve. Mes zërave kundër ishte edhe trajnuesi i qenve, Marco Picariello. Ai theksoi se luksi nuk është prioritet për kafshët: “Qentë nuk kanë interes të shijojnë ushqim gourmet. Ajo që u nevojitet është ushqim cilësor. Për ta nuk ka asnjë ndryshim, nëse bëhet fjalë për një fetë bukë, apo për një fletë ari”.
Ndarjet janë të vështira, papritmas humbet personin me të cilin ke ndarë gjithçka. Por të qëndrosh shoqe me një ish-partner mund të jetë po aq e dhimbshme.
11:56 1 h më parë29.01.2026.
Autori
Inxhinieri italian Alberto Donini nga Universiteti i Bolonjës tha se modelet e erozionit në bazën e piramidës sugjerojnë se ajo mund të jetë ndërtuar midis 20,000 dhe 40,000 vjet më parë.
11:15 1 h më parë29.01.2026.
Autori25 vjet më parë, një kasafortë gjigante u planifikua në Sussex të Mbretërisë së Bashkuar, për të ndihmuar botën të rimëkëmbet pas një katastrofe globale.
20:56 16 h më parë28.01.2026.
Autori
Konsumi global i birrës mbetet vazhdimisht i lartë, me Kinën dhe SHBA-në që dominojnë në vëllim, ndërsa Republika Çeke renditet e para kur llogaritet konsumi për frymë.
20:30 16 h më parë28.01.2026.
Autori
Rh-null është më i rralli nga të gjithë, i karakterizuar nga mungesa e plotë e të 49 antigjeneve Rh në qelizat e kuqe të gjakut. Nga njëra anë, është i vlefshëm, pasi mund t'u transfuzohet njerëzve me lloje të rralla, por nga ana tjetër, mund të jetë i rrezikshëm për personin që e bart atë.
20:17 16 h më parë28.01.2026.
Autori
Një rast flagrant diskriminimi ndaj një punonjëseje ka përfunduar në gjykatë në Spanjë, pasi pronari i një biznesi në sektorin e hotelerisë e shkarkoi atë gjatë lejes së lindjes, duke falsifikuar mbylljen e aktivitetit.
10:43 1 ditë më parë28.01.2026.
Autori
Largimi i Xiao Xiao dhe Lei Lei nga Japonia do ta lërë vendin pa panda për herë të parë që nga viti 1972.
23:30 1 ditë më parë27.01.2026.
Autori
Rrugë të pastra, hapësira publike të organizuara dhe sigurisht, buzëqeshje nga banorët dhe vizitorët e tjerë. Kjo e ka bërë Krakovën në Poloni që të votohet si qyteti më i pastër në botë për vitin 2025.
21:55 1 ditë më parë27.01.2026.
Autori
Rolex, nuk është një biznes që thjesht shet orë dore. Historia e kësaj kompanie na mëson se si një brand mund të ndërtojë legjendë dhe vlerë të qëndrueshme përtej modeleve konvencionale të biznesit.
19:42 1 ditë më parë27.01.2026.
Autori
Komente (0)