Një vend që duhet vizituar patjetër në itinerarin turistik të njohur të Rrethit të Artë të Islandës është Gullfoss, një nga ujëvarat më të mëdha dhe më të bukura të vendit. Por ajo që shumëpak njerëz e dine është se kjo ujëvarë nuk do të kishte mbijetuar nëse një grua nuk do të kishte ndërmarrë veprime në fillim të shekullit të 20-të.
Sot, Sigríður Tómasdóttir konsiderohet aktivistja e parë mjedisore e ishullit të akullt. Ishte viti 1907 kur pronarët e tokës në zonë, përfshirë babanë e Tómasdóttirit, nënshkruan një marrëveshje për të ndërtuar një digë hidroelektrike në lumin Hvítá, gjë që do të kishte nënkuptuar fundin e ujëvarës.
Foto: AP/Suzanne Plunkett
Një marrëveshje që Tómasdóttir e kundërshtoi me forcë, duke ndërmarrë një sërë veprimesh ligjore për ta përmbysur atë. Gjatë këtyre veprimeve, ajo përshkoi sistematikisht rrugën 120 kilometra nga rajoni i saj në kryeqytet, Reykjavik, për t'u takuar me zyrtarë qeveritarë, shpesh në kushte të këqija atmosferike.
Përpjekjet e saj ligjore nuk patën sukses, por ishte publiciteti që fitoi fushata e saj që në fund e shpëtoi ujëvarën. Ajo dikur madje kërcënoi të hidhej në Gullfoss nëse kërkesat e saj nuk plotësoheshin.
Foto: AP/Suzanne Plunkett
Marrëveshja përfundimisht u anulua dhe diga nuk u ndërtua kurrë, ndërsa ujëvara dhe zona përreth saj tani janë në pronësi të shtetit dhe janë të mbrojtura.
Në fakt, një tabelë në shtegun që të çon në Gullfoss informon për historinë e asaj gruaje të guximshme, e cila arriti të bënte një ndryshim në një kohë kur gjinia femërore, tradicionalisht, nuk merrte pjesë në proceset e vendimmarrjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Këtë të dielë rikthehet ora pranverore, ku akrepat do të shkojnë një orë para. Do të kemi një orë më pak gjumë në mëngjes, por dita do të jetë edhe më e gjatë.
Akulli i detit Arktik duket se ka arritur maksimumin e tij të dimrit në një nga nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë, sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave për Borën dhe Akullin.
Një histori e pazakontë që ka tronditur opinionin publik në SHBA ka marrë një kthesë të papritur pas më shumë se dy dekadash, kur nëna e zhdukur u gjet e gjallë pas 24 vjetësh dhe u ribashkua me vajzën e saj.
Një histori e pazakontë vjen nga Shtetet e Bashkuara, ku një familje fermerësh ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 26 milionë dollarësh nga një kompani e inteligjencës artificiale, duke zgjedhur të mos shesë tokën e trashëguar ndër breza.
Një histori e rrallë humanizmi dhe sakrifice vjen nga Britania e Madhe, ku një pensionist 84-vjeçar ka shpëtuar jetën e dhëndrit të tij duke i dhuruar një veshkë, duke u bërë njëkohësisht donatori më i moshuar në këtë shtet.
D’Artagnan u vra në vitin 1673 gjatë Rrethimi i Maastrichtit, një betejë e rëndësishme ushtarake. Ai u bë më vonë i pavdekshëm në letërsi falë veprave të Alexandre Dumas.
Komente (0)