Nga aplikacioni që tregon nëse je gjallë, te agjencia që të “inskenon” vdekjen: Ja si përjetohet vetmia
Plaga sociale e shoqërisë moderne është shfaqur kudo në botë, por në Azinë Lindore, më specifikisht Kina dhe Japonia, po i përgjigjen këtij fenomeni me qasje diametralisht të kundërta.
Vetmia po merr forma gjithnjë e më të dukshme në shoqëritë moderne. Nga Europa në Amerikë, e thuajse në të gjithë botën, situata po bëhet e ngjashme. Për zgjedhje personale, apo shkaqe të ndryshme sociale, njerëzit janë gjithmonë e më të veçuar.
Por, në Azinë Lindore, më specifikisht Kina dhe Japonia po i përgjigjen këtij fenomeni me qasje diametralisht të kundërta. Frika e të jetuarit vetëm dhe e vdekjes pa u vënë re, e cila është trajtuar me ironi në filma si “Ditari i Bridget Jones”, është një makth real për miliona njerëz.
Në Kinë, kjo ndjenjë është aq e përhapur sa një nga aplikacionet më të shkarkuara quhet “Are you dead?” (A ke vdekur?). Emri mund të tingëllojë tronditës, por qëllimi i aplikacionit është praktik: të konfirmojë rregullisht për familjarët se përdoruesi është mirë, veçanërisht për ata që jetojnë larg të afërmve. Informacioni lëshohet çdo 24 orë.
Foto nga web
Në anën tjetër, Japonia ka zhvilluar një industri me filozofi të kundërt. Këtu klientët nuk kërkojnë të bëjnë të ditur se ekzistojnë, por përkundrazi, dëshirojnë të zhduken plotësisht nga faqja e dheut. Mundësisht pa lënë asnjë gjurmë dhe mundësi kontakti të mëvonshëm. Për këtë arsye, janë shfaqur agjenci të specializuara që ndihmojnë njerëzit të ndryshojnë emrin, qytetin dhe identitetin, duke ndërprerë çdo kontakt me jetën e mëparshme.
Ky fenomen njihet si Johatsu, që do të thotë “të avullosh”. Për shumë japonezë, zhdukja është një mënyrë ekstreme për t’u çliruar nga presioni social, borxhet, dështimet personale apo marrëdhëniet e vështira. Dy vende, dy realitete dhe dy përgjigje krejt të ndryshme ndaj së njëjtës sfidë moderne: vetmisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Këtë të dielë rikthehet ora pranverore, ku akrepat do të shkojnë një orë para. Do të kemi një orë më pak gjumë në mëngjes, por dita do të jetë edhe më e gjatë.
Akulli i detit Arktik duket se ka arritur maksimumin e tij të dimrit në një nga nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë, sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave për Borën dhe Akullin.
Një histori e pazakontë që ka tronditur opinionin publik në SHBA ka marrë një kthesë të papritur pas më shumë se dy dekadash, kur nëna e zhdukur u gjet e gjallë pas 24 vjetësh dhe u ribashkua me vajzën e saj.
Një histori e pazakontë vjen nga Shtetet e Bashkuara, ku një familje fermerësh ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 26 milionë dollarësh nga një kompani e inteligjencës artificiale, duke zgjedhur të mos shesë tokën e trashëguar ndër breza.
Një histori e rrallë humanizmi dhe sakrifice vjen nga Britania e Madhe, ku një pensionist 84-vjeçar ka shpëtuar jetën e dhëndrit të tij duke i dhuruar një veshkë, duke u bërë njëkohësisht donatori më i moshuar në këtë shtet.
D’Artagnan u vra në vitin 1673 gjatë Rrethimi i Maastrichtit, një betejë e rëndësishme ushtarake. Ai u bë më vonë i pavdekshëm në letërsi falë veprave të Alexandre Dumas.
Komente (0)