Pushime falas në vilë me pamje nga deti në ishullin grek, ka vetëm një kusht
Një ishull grek ofron akomodim, shërbime dhe ushqim falas në parajsën e tyre idilike në brigjet e Egjeut, por për të përfituar ka një kusht. Duhet të kujdeseni për macet endacake të ishullit dhe ato janë jo pak, por rreth 3.000.
Dashamirët e kafshëve kanë tani një alternativë unike ndaj pushimeve tradicionale. Në ishullin grek të Syrosit, organizatat për mirëqenien e kafshëve po ofrojnë akomodim, shërbime dhe mëngjes falas për vullnetarët që ndihmojnë në kujdesin e popullatës së madhe të maceve endacake, raporton Time Out.
Programi menaxhohet nga organizata “Syros Cats” dhe kërkon angazhimin e vullnetarëve për një periudhë prej të paktën dy deri në gjashtë javë, me minimum një muaj. Në këmbim, pjesëmarrësit përfitojnë strehim, shpesh me pamje nga deti, si dhe shërbime bazë falas.
Sipas organizatorëve, vullnetarët angazhohen rreth pesë orë në ditë, pesë ditë në javë, duke ushqyer, pastruar, monitoruar shëndetin dhe duke ofruar kujdes mjekësor për macet. Misioni i organizatës është menaxhimi human i rreth 3.000 maceve endacake në ishull përmes programit TNR (kapje, sterilizim dhe rikthim), si dhe ofrimi i ndihmës veterinare kur është e nevojshme.
Sipas TravelPirates dhe vetë “Syros Cats”, puna është fizikisht e lodhshme, por jashtëzakonisht shpërblyese, duke e bërë këtë përvojë ideale për njerëz të përgjegjshëm, në formë të mirë fizike dhe të aftë të punojnë në mënyrë të pavarur.
Foto: Instagram
Organizata, e cila vepron që nga vitet 1990 dhe konsiderohet pioniere e lëvizjes për mirëqenien e kafshëve në Syros, po kërkon individë të shëndetshëm dhe të përkushtuar. Detyrat përfshijnë gjithashtu socializimin e koteleve të shpëtuara, për t’i përgatitur ato për adoptim në shtëpi të reja.
Ndikimi i këtyre përpjekjeve shkon përtej kujdesit për kafshët. Falë punës së “Syros Cats” dhe “God’s Little People Cat Rescue”, marrëdhënia mes banorëve vendas dhe maceve ka ndryshuar rrënjësisht, duke u kthyer nga armiqësi në respekt të ndërsjellë, ndaj sot, macet konsiderohen një simbol krenarie për ishullin.
“Ne duam t’i tregojmë botës se kafshët kanë rëndësi”, ka deklaruar Richard Bowell, bashkëthemelues i “God’s Little People Cat Rescue”, për Greek Reporter.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Këtë të dielë rikthehet ora pranverore, ku akrepat do të shkojnë një orë para. Do të kemi një orë më pak gjumë në mëngjes, por dita do të jetë edhe më e gjatë.
Akulli i detit Arktik duket se ka arritur maksimumin e tij të dimrit në një nga nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë, sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave për Borën dhe Akullin.
Një histori e pazakontë që ka tronditur opinionin publik në SHBA ka marrë një kthesë të papritur pas më shumë se dy dekadash, kur nëna e zhdukur u gjet e gjallë pas 24 vjetësh dhe u ribashkua me vajzën e saj.
Një histori e pazakontë vjen nga Shtetet e Bashkuara, ku një familje fermerësh ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 26 milionë dollarësh nga një kompani e inteligjencës artificiale, duke zgjedhur të mos shesë tokën e trashëguar ndër breza.
Një histori e rrallë humanizmi dhe sakrifice vjen nga Britania e Madhe, ku një pensionist 84-vjeçar ka shpëtuar jetën e dhëndrit të tij duke i dhuruar një veshkë, duke u bërë njëkohësisht donatori më i moshuar në këtë shtet.
D’Artagnan u vra në vitin 1673 gjatë Rrethimi i Maastrichtit, një betejë e rëndësishme ushtarake. Ai u bë më vonë i pavdekshëm në letërsi falë veprave të Alexandre Dumas.
Komente (0)