Kurora e mbretëreshës franceze Eugénie, e cila u ra hajdutëve gjatë grabitjes së bujshme në Muzeun e Luvrit, është thuajse e paprekur dhe do të restaurohet plotësisht. Lajmi u bë i ditur nga vetë muzeu i Parisit. Grabitja ndodhi në tetor të vitit 2025, me autorët që arritën të merrnin bizhuteri me vlerë rreth 88 milionë euro.
Por, gjatë arratisjes ata u detyruan të linin pas kurorën e paçmuar të mbretëreshës, të stolisur me diamante dhe smeralde. Ajo u gjet e shtypur dhe e dëmtuar. Sipas Luvrit, kurora ishte “e deformuar rëndë”, por mbeti “pothuajse e paprekur” dhe mund të rikthehet në gjendjen e saj origjinale pa pasur nevojë për rindërtim. Dëmtimi dyshohet se ka ndodhur në momentin kur grabitësit tentuan ta nxirrnin përmes një hapjeje të ngushtë që kishin sharruar në vitrinën prej xhami ku ajo ekspozohej.
Muzeu bëri me dije se kurora ruan të gjithë elementët e saj, me përjashtim të njërës prej tetë shqiponjave të arta që e zbukurojnë. Ajo i ka ende të 56 smeraldet dhe mungojnë vetëm 10 nga gjithsej 1,354 diamantet origjinale. Autoritetet kanë arrestuar katër persona të dyshuar si pjesë e grupit të grabitësve, por ende nuk është identifikuar organizatori kryesor i vjedhjes dhe as nuk janë gjetur bizhuteritë e tjera.
Foto nga web
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Këtë të dielë rikthehet ora pranverore, ku akrepat do të shkojnë një orë para. Do të kemi një orë më pak gjumë në mëngjes, por dita do të jetë edhe më e gjatë.
Akulli i detit Arktik duket se ka arritur maksimumin e tij të dimrit në një nga nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë, sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave për Borën dhe Akullin.
Një histori e pazakontë që ka tronditur opinionin publik në SHBA ka marrë një kthesë të papritur pas më shumë se dy dekadash, kur nëna e zhdukur u gjet e gjallë pas 24 vjetësh dhe u ribashkua me vajzën e saj.
Një histori e pazakontë vjen nga Shtetet e Bashkuara, ku një familje fermerësh ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 26 milionë dollarësh nga një kompani e inteligjencës artificiale, duke zgjedhur të mos shesë tokën e trashëguar ndër breza.
Një histori e rrallë humanizmi dhe sakrifice vjen nga Britania e Madhe, ku një pensionist 84-vjeçar ka shpëtuar jetën e dhëndrit të tij duke i dhuruar një veshkë, duke u bërë njëkohësisht donatori më i moshuar në këtë shtet.
D’Artagnan u vra në vitin 1673 gjatë Rrethimi i Maastrichtit, një betejë e rëndësishme ushtarake. Ai u bë më vonë i pavdekshëm në letërsi falë veprave të Alexandre Dumas.
Komente (0)