Druri për ngrohje kushton shumë, në Poloni e gjejnë zgjidhjen te petullat e marketit me ofertë
Donuts kanë pothuajse të njëjtën vlerë energjetike si latat e druve, temperatura në ambient u rrit nga 14°C deri në 22°C dhe djegia zgjati mbi pesë orë.
Në dimër nuk ka asgjë më të bukur dhe efikase se një sobë me dru për tu ngrohur. Por, kostot gjithmonë e më të larta e kanë kthyer këtë në një sfidë të vërtetë për njerëzit që jetojnë në zona të ftohta.
Me çmimet që vazhdojnë të rriten në mbarë botën, një YouTube-r polak gjeti një zgjidhje tejet origjinale. Ai përfitoi nga oferta e një marketi, që e kishte çmimin e petullave me 99%. Ngjarja ka ndodhur në kuadër të “Fat Thursday” në Poloni, një traditë ku konsumohen masivisht donutë.
Foto nga web
Pasi bleu 133 petulla, ku 10 copë kushtonin 240 lekë të vjetra shqiptare, ai i futi në sobë në vend të druve. Temperatura në ambient u rrit nga 14°C deri në 22°C dhe djegia zgjati mbi pesë orë. Ai pohoi se petullat kanë pothuajse të njëjtën vlerë energjetike si latat e druve, por me një kosto shumë më të ulët.
Me ekuivalentin e thuajse 3,200 lekë të vjetra shqiptare, ai ngrohu ambientin, duke gjetur një alternativë “jashtëzakonisht të lirë” për të luftuar të ftohtin. Megjithatë, eksperimenti është parë më tepër si një provë simbolike dhe virale në rrjetet sociale, sesa si një zgjidhje reale për krizën energjetike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Këtë të dielë rikthehet ora pranverore, ku akrepat do të shkojnë një orë para. Do të kemi një orë më pak gjumë në mëngjes, por dita do të jetë edhe më e gjatë.
Akulli i detit Arktik duket se ka arritur maksimumin e tij të dimrit në një nga nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë, sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave për Borën dhe Akullin.
Një histori e pazakontë që ka tronditur opinionin publik në SHBA ka marrë një kthesë të papritur pas më shumë se dy dekadash, kur nëna e zhdukur u gjet e gjallë pas 24 vjetësh dhe u ribashkua me vajzën e saj.
Një histori e pazakontë vjen nga Shtetet e Bashkuara, ku një familje fermerësh ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 26 milionë dollarësh nga një kompani e inteligjencës artificiale, duke zgjedhur të mos shesë tokën e trashëguar ndër breza.
Një histori e rrallë humanizmi dhe sakrifice vjen nga Britania e Madhe, ku një pensionist 84-vjeçar ka shpëtuar jetën e dhëndrit të tij duke i dhuruar një veshkë, duke u bërë njëkohësisht donatori më i moshuar në këtë shtet.
D’Artagnan u vra në vitin 1673 gjatë Rrethimi i Maastrichtit, një betejë e rëndësishme ushtarake. Ai u bë më vonë i pavdekshëm në letërsi falë veprave të Alexandre Dumas.
Komente (0)