Një grua ka humbur jetën në Kosovë, si pasojë e një zjarri që shkrumboi banesën e saj në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Goriq të Malishevës, ku banesa ku jetonte viktima 53 vjeçare dhe babai i saj u përfshi nga flakët për arsye ende të paqarta.
Forcat zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën të bënin dot asgjë për 53 vjeçaren, e cila raportohet se ka qenë e paralizuar.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihet, ndërkohë që një hetim ka nisur për zbardhjen e rastit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)