Zbulohet një tjetër arsenal armësh në Mitrovicën e Veriut

Policia e Kosovës ka gjetur një tjetër arsenal armësh në një banesë të braktisur në Mitrovicën e Veriut.

Burimi: Telegrafi

28.01.2026. 21:14

Zbulohet një tjetër arsenal armësh në Mitrovicën e Veriut

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion tjetër në Mitrovicë të Veriut, si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera ilegale.

Sipas njoftimit të Policisë, aksioni është zhvilluar në lagjen Bërxhane, pas informatave se në një shtëpi të braktisur dyshohej se kishte armatim.

Gjatë kontrollit të objektit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një minë kundër këmbësorisë me detonator, sasi municioni të kalibrave të ndryshëm, barut, pajisje ushtarake, si dhe uniforma dhe këmisha të Policisë së Serbisë.

Për shkak të pranisë së mjeteve shpërthyese, në vendngjarje ka intervenuar edhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Shpërthyese, e cila ka bërë sigurimin dhe largimin e tyre.

Me urdhër të Prokurorit ka nisur hetimi për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)