Kosova në zgjedhje? Osmani: Kuvendi, dështim i kalkuluar
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një konferencë për shtyp në Prishtinë e ka quajtur dështim të kalkuluar seancën e Kuvendit ku nuk u arrit të zgjidhej presidenti. Kosova nuk e ka luksin për zvarritje dhe kalkulime në kundërshtim me Kushtetutën.

"Dështimi ishte shumë i kalkular dhe ideuar pë fat të keq. Mandati im mbyllet në 4 prill dhe 5 marsi ishte afati i fundit qe ka skaduar mbrëmë në mesnate. Nuk kemi të bëjmë me debat politik po pakt të qartë kushtetues. Kushtetuta është po aq e qartë për pasojat që vijnë kur Kuvendi dështon, nuk mund të vazhdojë pafundësisht të zvarrisë procesin, po me një mekanizëm të qartë kushtetues që çon në shpërndarjen e tij. Nuk mund t ështet m,ë tej po patjetër duhet të përfundojë jo më vonë se 30 ditë para mandatin aktual. Deputetët e Kuvendit kanë pasur në dispozicion 23 ditë për të kryer këtë detyrë kushtetuese, ata vendosën të mos e bëjnë këtë dhe ky është realiteti institucional me të cilin përballem sot", tha Osmani.
Ajo theksoi se po përmbush detyrimin kushtetues si presidente.
Raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës ka dështuar, dhe kjo për shkak të mungesës së kuorumit. Vetë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se do të kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Anëtarët e betuar përfaqësojnë partitë kryesore politike dhe komunitetet joshumicë, ndërsa për anëtarin e dhjetë, presidentja i është drejtuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës për sqarime ligjore.
Një stuhi e fuqishme ka goditur kryeqytetin kroat Zagreb, duke shkaktuar kaos në rrugë, dëme të mëdha materiale dhe të plagosur, ndërsa autoritetet kanë shpallur situatën si një nga më të rëndat e viteve të fundit.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademit. Granit Plava, autori i vrasjes ka thënë se ka pasur marrëveshje me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, i cii i kishte premtuar se do ta nxirrte nga burgu pas dy vitesh, duke pretenduar se njeh njerëz me pushtet.
Komente (0)