Presidentja Vjosa Osmani priti në një takim të ngarkuarën me punë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anu Pattipati
Në një njoftim për shtyp në lidhje me këtë takim Presidenca bën me dije se Osmani bisedoi me zyrtaren e lartë amerikane për zhvillimet e fundit në vend dhe tema të tjera në interes të përbashkët të dy vendeve.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.
Osmani mes të tjerash theksoi përkushtimin e Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, duke ritheksuar se kjo aleancë mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme.
Takimi Osmani-Pattipati vjen në një kohë kur presidentja e Kosovës ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e parlamentit, ndërkohë që kryeministri Kurti e ka dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)