Shtirej si femër në internet, arrestohet kroati që shantazhoi 13 persona

Një skemë mashtrimi dhe shantazhi në internet është zbuluar nga policia kroate, ku një i ri 20-vjeçar dyshohet se ka përfituar para duke u shtirur si femër dhe duke kërcënuar viktimat me publikimin e mesazheve komprometuese.

09.01.2026. 20:12

Shtirej si femër në internet, arrestohet kroati që shantazhoi 13 persona

Policia në Kroaci ka zbuluar një skemë mashtrimi dhe shantazhi online, ku një i ri 20-vjeçar dyshohet se ka përfituar para duke u paraqitur si femër. Sipas autoriteteve, nga prilli deri në tetor të vitit 2024, ai ka krijuar dhe publikuar një njoftim të rremë ku ofronte shërbime seksuale, duke tërhequr viktimat në biseda përmes një aplikacioni komunikimi.

Pas shkëmbimit të mesazheve komprometuese, i dyshuari i kërcënonte viktimat se do ta publikonte komunikimin nëse nuk i dërgonin para. Pagesat kërkoheshin përmes llogarive virtuale.

Me këtë mënyrë, ai ka mashtruar të paktën 13 persona, duke u shkaktuar atyre humbje prej disa qindra eurosh. Ndaj të riut do të ngrihet kallëzim penal pranë prokurorisë kompetente.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)