“Do të mbrojmë çdo centimetër të aleatëve”, shefi i NATO-s i përgjigjet kërcënimit të Iranit nga Shkupi
Rutte e vendosi theksin tek mbrojtja kolektive e garantuar nga Aleanca, duke thënë se NATO është e përkushtuar për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat, ngado që të vijë sfida.
Nga Shkupi ku zhvilloi një takim me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, shefi i NATO-s Mark Rutte u kujdes të jepte sinjale të qarta për luftën në Lindjen e Mesme.
Rutte e vendosi theksin tek mbrojtja kolektive e garantuar nga Aleanca, duke thënë se NATO është e përkushtuar për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat, ngado që të vijë sfida.
“NATO nuk është e përfshirë në operacionet në Iran. Kjo është qartazi një fushatë që udhëhiqet nga SHBA-ja dhe Izraeli, dhe të gjithë jemi në një situatë më të mirë që Khamenei nuk është më aty. Irani po fiton aftësi për përdorimin e raketave, gjë që paraqet rrezik jo vetëm për rajonin e Lindjes së Mesme, por edhe për ne në Evropë. E dimë se Irani është eksportues i kaosit dhe këtë e bën prej dekadash, përmes sulmeve terroriste dhe përpjekjeve për atentate. Shumë persona janë në rrezik nga regjimi iranian. Flas për regjimin, jo për popullin. Por NATO nuk është e përfshirë. Mund t’ju siguroj se NATO do të mbrojë çdo pjesë të territorit të saj; komandantët tanë ushtarakë punojnë çdo ditë për këtë, duke marrë parasysh çdo kërcënim”, tha kreu i NATO-s, gjatë konferencës për shtyp në Shkup.
Foto: AP/Boris Grdanoski
Ai shtoi po ashtu se aleatët në NATO, individualisht, shfrytëzojnë mundësinë për t’i vënë bazat e tyre në dispozicion të SHBA-ve ose jo. Rutte ndër të tjera e falënderoi Maqedoninë e Veriut për mbështetjen që jep në kuadër të misionit të KFOR-it.
“Maqedonia e Veriut e ka mbështetur prej kohësh misionin tonë paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, dhe për këtë ju falënderoj. KFOR-i vazhdon të luajë një rol themelor në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme, për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm dhe i aftë për qëllimin e tij”, tha Rutte.
Ndërkohë, Presidentja e RMV-së tha se “vetë prania e njeriut të parë të NATO-s, Mark Rutte është një tregues i qartë se NATO është me ne dhe se Aleanca do t’i mbrojë të gjitha vendet anëtare nëse ato sulmohen”.
E pyetur nëse vlen ende qëndrimi i saj, i dhënë para disa ditëve, kur pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë tha se nuk sheh kërcënime për sigurinë e Maqedonisë së Veriut, presidentja Gordana Siljanovska Davkova tha: “Në fjalimin e tij u konfirmua se NATO do t’i mbrojë të gjitha vendet anëtare nëse ato gjenden në një situatë ku mund të sulmohen”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Anëtarët e betuar përfaqësojnë partitë kryesore politike dhe komunitetet joshumicë, ndërsa për anëtarin e dhjetë, presidentja i është drejtuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës për sqarime ligjore.
Një stuhi e fuqishme ka goditur kryeqytetin kroat Zagreb, duke shkaktuar kaos në rrugë, dëme të mëdha materiale dhe të plagosur, ndërsa autoritetet kanë shpallur situatën si një nga më të rëndat e viteve të fundit.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademit. Granit Plava, autori i vrasjes ka thënë se ka pasur marrëveshje me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, i cii i kishte premtuar se do ta nxirrte nga burgu pas dy vitesh, duke pretenduar se njeh njerëz me pushtet.
Komente (0)