Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në fshatin Majkosh në Tepelenë, ku si pasojë e një shpërthimi granate kanë mbetur të plagosur dy persona.
Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit kanë marrë dëmtime të rënda dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërsa në vendngjarje pritet të mbërrijnë forcat e policisë dhe grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)