Siguria ushqimore, ambasadori i BE-së,Gonzato: Fazë vendimtare e negociatave

Për ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato siguria dhe evoluimi i sektorit të sigurisë ushqimore janë parakusht për të hyrë në tregun e BE-së.

21.04.2026. 13:35

Siguria ushqimore, ambasadori i BE-së,Gonzato: Fazë vendimtare e negociatave

Për ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato siguria dhe evoluimi i sektorit të sigurisë ushqimore janë parakusht për të hyrë në tregun e BE-së. 

"Siguria ushqimore nuk është vetëm kërkesë, por e mirë themelore dhe u takon gjithë qytetarëve. Ajo siguron konsumatorët dhe ofron konkurrencë të drejtë mes operatorëve. Ajo përfaqëson edhe një nga fushat më komplekse dhe transformuese të reformës.

Tashmë Shqipëria ka hyrë në këtë fazë finale të negociatave dhe kjo matet me sistemet që funksionojnë, por edhe inspektime që janë efektive dhe bazohen në vlerësim rreziku. Bazohet në laboratorë të certifikuara dhe subjekte ushqimore, që përmbushin standardet e BE. Duhet përmirësim i subjekteve në përputhje me BE. Është shumë e rëndësishme për sektorin.

Autoritetet duhet të përdorin burimet e kufizuara dhe t’i bazojnë në kontrolle me bazë rrezikun. Këtu hyn më së shumti qumështi dhe mishi. Për shkak të cilësisë të ulët të qumështit të papërpunuar, është parakusht për të qenë konkurrentë në tregun e BE. Trajtimi i qumështit nuk është opsional, por hap thelbësor drejt BE. Është një nga ato kërkesa që duhet të përputhë Shqipëria", tha Gonzato.

Për të, Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm. "Tregimi është i qartë, por hapat e ardhshëm do të jenë vendimtarë. 6 kushtet përmbyllëse për sigurinë ushqimorë janë të qarta dhe përmbushja e tyre do kërkojë lidership të madh institucional. Ne, BE do të vazhdojmë të mbetemi partneri juaj i përkushtuar në këtë rrugëtimin tuaj të rëndësishëm", tha ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)