Ylli brazilian Kaio Zhorzh, dikur i konsideruar një nga talentet më premtuese që zbarkuan te Juventusi, po ribëhet protagonist vetëm pasi u kthye në vendlindje. Pas një aventure të zbehtë në Torino dhe një huazimi jo të suksesshëm te Frozinone, sulmuesi duket se e ka rigjetur veten te Cruzeiro, ku këtë sezon po shkëlqen me gola.
Forma e tij mbresëlënëse ka tërhequr vëmendje edhe për një arsye jo fort të zakonshme. Zhorzh ka zbuluar vetë se motivimi kryesor për shpërthimin e tij janë… pagesat që u bën shokëve të skuadrës për asistet. Pas barazimit 3-3 ndaj Juventude, ku ai realizoi dy gola, lojtari pranoi se i kishte dhënë rreth 500 euro bashkëlojtarit Kaiki për një prej pasimeve vendimtare.
“Për ndeshjen ndaj Juventude i bëra pagesën Kaikit. Ai gjithmonë ma kërkon menjëherë pas ndeshjes. Edhe shuma është rritur, është bërë e ‘kripur’. Por e bëj sepse kam një ëndërr për të arritur”, deklaroi sulmuesi, i cili tashmë numëron 21 gola këtë sezon.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)