Sulmuesi shqiptar Fisnik Asllani vijon të jetë një emër i lidhur me një transferim të mundshëm te Barcelona, sidomos pas deklaratave të mëhershme ku ai ka shprehur hapur dëshirën për të veshur fanellën katalanase.
Forma e tij pozitive me Hoffenheim dhe paraqitjet me përfaqësuesen e Kosovës kanë rritur ndjeshëm interesin e klubeve të mëdha evropiane. Së fundmi, edhe agjenti i lojtarit ka konfirmuar se Barcelona vazhdon ta ndjekë situatën nga afër.
Sipas Ajman Dahmanit, ka pasur kontakte konkrete nga drejtuesit e klubit spanjoll, çka tregon se interesimi nuk është shuar. Megjithatë, një transferim i mundshëm nuk pritet të jetë i lehtë.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro, që kërkohet të paguhet menjëherë.
Asllani është i lidhur me klubin gjerman me një kontratë afatgjatë deri në vitin 2029. Ndërkohë, ai është pjesë e një skuadre që po lufton për të siguruar një vend në kompeticionet e UEFA Champions League, duke rritur edhe më shumë vlerën e tij në treg.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)