Milani i Allegrit po shfaq një identitet më agresiv dhe më solid, dhe pikërisht kjo rritje ka shtyrë klubin të mendojë për përforcimin e repartit ofensiv. Pas një fillimi të mirë të sezonit, ku kuqezinjtë renditen në vendin e dytë në Serie A, drejtuesit synojnë të sjellin një sulmues të nivelit të lartë në janar.
Sipas Calciomercato, lojtari që kryeson listën është francezi Jean-Philippe Mateta, i cili po shkëlqen me Crystal Palace në Premier League. Profili i tij shihet si perfekt për filozofinë e Allegrit: i fuqishëm fizikisht, prezent në zonë dhe me vazhdimësi të lartë në lojë.
Nevoja për një goditje në sulm është shtuar nga mundësia e largimit të Santiago Gimenez, duke i detyruar drejtuesit të veprojnë me shpejtësi. Crystal Palace e vlerëson Matetan rreth 30 milionë euro, një shumë e përballueshme për Milanin.
Megjithatë, interesimi nga klube të tjera angleze dhe italiane mund të rrisë çmimin, ndaj Milani po kërkon të mbyllë operacionin para hapjes së merkatos së janarit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)