Talenti me origjinë shqiptare, gol në debutim me Meksikën

Mattheo Dimareli ka origjinë shqiptare nga babai dhe meksikane nga e ëma. Më parë kishte luajtur edhe me U-16 të Shteteve të Bashkuara, në garë është edhe Greqia.

02.12.2025. 14:16

Talenti me origjinë shqiptare, gol në debutim me Meksikën

Një talent me origjinë shqiptare, është bërë sensacioni më i madh në futbollin e moshave në Amerikë. Ai quhet Mattheo Dimareli dhe cilësohet si një lojtar tejet cilësor dhe me të ardhme të madhe.

Lajmi më i fundit është debutimi i tij me gol në përfaqësuesen e Meksikës. Dimareli luajti ndeshjen e parë me përfaqësuesen e 16-vjeçarëve meksikanë dhe menjëherë shënoi rrjetën e parë në ndeshjen me Kosta Rikën.

Vetëm 16-vjeçar, Dimareli luan me Houston në MLS Next Pro, liga ku militojnë skuadrat rezervë të klubeve elitare në Amerikë dhe Kanada. Gjatë këtij sezoni ai regjistron një gol dhe një asist në pesë ndeshje. Talenti i ri është mjaft i fort në driblime dhe si këmbë të preferuar ka të majtën.

Dimareli ka lindur në Shtetet e Bashkuara, ku është aktivizuar edhe me përfaqësuesen U-16 amerikane. Babai i tij është me origjinë shqiptare, ndërsa nëna nga Meksika. Për shërbimet e futbollistit mund të interesohet edhe Greqia, duke qenë se i ati zotëron edhe nënshtetësinë helene.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)