Bayern dhe Barcelona e kanë në listën e dëshirave, zbulohet klauzola e Fisnik Asllanit

Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, po tërheq interesin e disa klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Borussia Dortmund, Barcelona dhe Bayern Munchen.

Burimi: Sky Sports

02.12.2025. 20:51

Bayern dhe Barcelona e kanë në listën e dëshirave, zbulohet klauzola e Fisnik Asllanit

Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani pas perfromancave me Kosovën në kualifikueset për Kupën e Botës 2026 dhe abonimit me golin në Bundesliga, ka tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha evropiane.

Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen nga Gjermania e po ashtu edhe Barcelona raportohet të kenë nisur gjuetinë e tyre për bomberin e ri kosovar.

23 vjeçari është një sulmues qendre i talentuar me kontratë të vlefshme te Hoffenheimi deri në vitin 2029, por ai ka një klauzolë lirimi që mund t’i mundësojë largimin gjatë afatit kalimtar veror të vitit të ardhshëm.

“Sky Sport” ka zbuluar edhe klauzolën e mundshme të largimit për Asllanin, duke raportuar se për kartonin e tij, ekipet e interesuara do të duhet të paguajnë midis 25 dhe 29 milionë euro.

Ky sezon ka nisur shkëlqyeshëm për Asllanin, i cili ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 14 ndeshje në të gjitha garat për Hoffenheimin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)