Operacion në zemër për Edlir Tetovën, ja gjendja e trajnerit të Egnatias
Ankth te kampionët e Shqipërisë përpara ndeshjes së Kategorisë Superiore me Flamurtarin. Trajneri i’u nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale të menjëhershme, në një prej spitaleve të kryeqytetit.
Vetëm pak orë përpara ndeshjes me Flamurtarin, te Egnatia kaluan momente ankthi. Trajneri Edlir Tetova u shtrua me urgjencë në një prej spitaleve të kryeqytetit, ku i’u nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në zemër.
Operacioni lidhej me zhbllokimin e aortës. Pas kontrolleve të detajuara, mjekët vendosën që zgjidhja më e mirë ishte vendosja e stentave në zemër. Pavarësisht ndërhyrjes delikate, gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit ishte mjaft e mirë.
Ai u stabilizua menjëherë, ishte i vetëdijshëm, e madje kishte edhe vizita nga miqtë e botës së futbollit. Mes tyre, ish-futbollisti Endri Vrapi publikoi një fotografi nga spitali së bashku me Tetovën.
Arkiv
Me shëndetin e teknikut që mbetet prioritet, tashmë mbetet të mësohet vetëm periudha e nevojshme për rikuperimin dhe rikthimin e tij në stol. Edlir Tetova u emërua në stolin e Egnatias në vitin 2022, ku ka fituar pesë trofe, mes tyre dy tituj kampionë të Shqipërisë me radhë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)