Festival golash në derbin e kryeqytetit, Dinamo fundos Tiranën
Dinamo ka dhuruar një leksion të mirë futbolli në derbin përballë Tiranës, duke fituar me shifrat 6-2 në derbin e kryeqytetit, të luajtur mbrëmjen e sotme në "Air Albania".
Dinamo ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme në derbin e kryeqytetit, duke mundur Tiranën me shifrat 6-2 dhe duke treguar diferencën e qartë mes dy ekipeve këtë sezon.
Blutë morën iniciativën që nga minuta e parë, duke shënuar tre gola të shpejtë me Guindo (5’), Qardakun (11’) dhe Bregun (25’), ndërsa bardheblutë dukeshin të pafuqishëm për t’u kundërpërgjigjur. Rafael shënoi për Tiranën në minutën e 40-të, por kjo ishte vetëm një shenjë jete para pushimit.
Foto: LSA
Në pjesën e dytë, Dinamo nuk ngadalësoi ritmin. Vila shënoi golin e katërt në minutën e 47-të, duke zhbërë çdo shpresë të Tiranës. Qardaku dhe më pas Bregu me një penallti të përsëritur çuan rezultatin në 6-1. Tare shënoi golin e nderit për bardheblutë në minutën e 76-të, ndërsa Vila humbi një penallti për golin e dytë personal, duke lënë rezultatin përfundimtar 6-2.
Me këtë fitore, Dinamo shfaq fuqinë e saj sulmuese dhe rikthen moralin para sfidave të tjera duke hyrë në garën për titullin kampion, ndërsa Tirana zhytet në fund të renditjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)