Interi goleadë në Kupën e Italisë, Napoli vuan, por arrin çerekfinalet pas 5 vitesh
Inter dhe Napoli “fluturojnë” në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Zikaltrit kaluan pas një goleade 5-1 ndaj Venezias, ndërsa Napoli e bëri dramë ndaj Cagliarit, duke u kualifikuar vetëm pas penalltive.
Inter dhe Napoli fluturojnë në çerekfinalet e Kupës së Italisë: spektakël, gola dhe sinjale të forta nga lojtarët e dytë
Interi dhe Napoli kanë siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë, duke bërë dy paraqitje shumë të ndryshme, por shumë të rëndësishme për ecurinë e tyre në këtë kompeticion.
Në “San Siro”, zikaltërit e Chivu-s u shndërruan në një makineri golash duke triumfuar 5-1 ndaj Venezias. Interi vendosi ritmin që në minutat e para me golat e Diouf dhe Pio Esposito, ndërsa Marcus Thuram vulosi ndeshjen me një dopietë mes fundit të pjesës së parë dhe fillimit të së dytës. Venezia arriti vetëm të ngushëllonte rezultatin me Sagrado, përpara se Bonny të shënonte një tjetër perlë për 5-1. Zikaltërit tashmë presin fituesin e duelit Roma-Torino.
Ndryshe nga Interi, Napolit iu desh të vuante shumë ndaj Cagliarit për të kaluar më tej. Ekipi i Antonio Contes, që nuk e kalonte këtë fazë që prej vitit 2020, u kualifikua vetëm pas një serie të gjatë penalltish, të mbyllur nga goditja vendimtare e Buongiornos. Conte testoi disa lojtarë dhe mori sinjale pozitive, veçanërisht nga Lorenzo Lucca, i cili gjeti golin pas më shumë se dy muajsh, dhe Antonio Vergara, që bëri një paraqitje të mirë në mesfushë. Më pak bindës ishin Mazzocchi dhe Ambrosino, të cilët nuk shfrytëzuan plotësisht mundësinë.
Napoli do të mësojë kundërshtarin e radhës pas ndeshjes Fiorentina-Como.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)